Pas tweet-it tallës dhe ironik të kryeministrit Edi Rama teksa komentonte “Planin e rimëkëmbjes” të publikuar nga kreu i PD, Lulzim Basha, vjen edhe reagimi i këtij të fundit.
Përmes një reagimi po në twitter, lideri i opozitës i kujton shefit të qeverisë se “gërrvërret prej palaçoje nuk e mbulojnë dot dështimin dhe krizën ku i ke zhytur njerëzit”.
“Gërrvërret prej palaçoje nuk e mbulojnë dot dështimin tënd dhe krizën ku i ke zhytur njerëzit. Pas çdo gërrvërri ti fsheh vjedhjet e qeverisë prej miliona eurosh, si mbrëmë me inceneratorët. Para që duhet të shkojnë te shëndetësia, të papunët, pensionistët e biznesi në krizë”, shkruan Basha.
Pak minuta më parë, kryeministri Edi Rama do të shkrunta në Twitter:
“Programi i Lulit është një tramvaj me shalqi që nuk piqen kurrë, me Ilirin makinist, Monikën fatorino, Saliun shkarkues gazrash dhe vetë Lulin pasagjer VIP”.