Basha i reagon Ramës për Hagën: Lëri shpifjet, shiko nga Infektivi

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kryeministri Edi Rama  ka vijuar edhe sot debatin për Gjykatën Speciale në Hagë dhe raportin Dick Marty.

Në vijim të akuzave ndaj presidentit Meta dhe ish-kryeministrit Sali Berisha për votimin e raportit, kësaj herë ai ka përfshirë kryeopozitarin Basha, ku adreson dhe një pyetje.

Rama: Ilir a mund t’ia thuash shqiptarëve pse e votove pro raportin e Dick Marty, bashkë me Saliun kur ne e votuam kundër? Po ti Lulëzim a e sqaron dot çfarë dosje ke përgatitur për sajesën e Shtëpisë së Verdhë bashkë me mjekun peruan që dëshmon se ti ke mbledhur dëshmitë bashkë me të?

Nuk ka vonuar dhe përgjigjia e Bashës, i cili konsideron lojëra politike dhe shpifje pretendimet e Ramës.

Basha e fton Kryeministrin të hedhë sytë nga oborri i Infektivit ku të infektuarit me Covid po dergjen në autoambulanca se nuk ka vend për ta.

Basha: Edi Rama leri shpifjet dhe lojërat politike, përgjigju pse nuk e hap Covid 4? Pse të infektuarit dergjen nëpër ambulanca e nuk ka vend për ta? Pse vazhdon vjedhjen dhe i le të sëmurët të vdesin rrugëve. Pasi shkatërrove ekonominë, tani po ju merr shqiptarëve jetën dhe shëndetin.

Pas Bashës ka reaguar sërish Kryeministri.

Rama: Lulëzim! Mos u fshih pas Covidit dhe lëri akuzat për ata që po luftojnë përditë në vijën e parë kundër virusit, po përgjigju për faktin që ke qenë bashkë me mjekun peruan në bërjen e dosjes për Shtëpinë e Verdhë!E thuaje cfarë mendon për votën e PD-LSI pro raportit të Dick Marty!

Në replikë me Ramën, Basha i kërkon të mos bëjë zëdhënësin e Beogradit.

Basha: Në vend që të bëjë detyrën, Edi Rama bën zëdhënësin e Beogradit. Ai është përgjegjës për jetët e humbura dhe shëndetin e shqiptarëve. Të sëmurët dergjen nëpër ambulanca sepse spitalet janë mbushur plot. Pasi shkatërroi ekonominë ai ka humbur kontrollin mbi pandeminë./Ora news/

Share This Article