ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Zgjedhjet për Bashkinë e Tiranës, Berisha: Kemi kandidatët e përshtatshëm përballë Manastirliut 8 minutes ago
Polonia do të rrëzojë objektet që shkelin hapësirën e saj ajrore, Tusk: Do reagojmë menjëherë, s’ka asnjë diskutim 10 minutes ago
Misioni palestinez ngre flamurin në Londër pas njohjes nga Mbretëria e Bashkuar 11 minutes ago
Planet e reformës për të hequr lejen e qëndrimit të pacaktuar për migrantët 19 minutes ago
Njohja e Palestinës? Çfarë do të thotë të njohësh një shtet 22 minutes ago
Next
Prev
Home Albania

Basha: Inceneratorët afera e shekullit

albnews by albnews
20 December, 2021
in Albania
0
Vetingu në politikë, Basha: Frika e pak njerëzve s’mund të pengojë shumicën
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha theksoi sot në Kuvend se ” 400 milionë euro të mafies të inceneratorëve do të dilnin  e do të tepronin për t’i dhënë zgjidhje një pjesë  të problemeve të vogëlushëve shqiptarë”.

Në fjalën e tij në Kuvend, Basha tha se “mbi Shqipëri prej vitesh ka zbritur tisi i një krize shumëplanëshe. Një krize në radhë të parë ekonomike, krizës së barkut bosh, të një në çdo dy familje shqiptare. Krizës së humbjes së shpresës, të 9 në çdo 10 të rinj që duan ta lënë vendin ku kanë lindur dhe prindërit dhe familjet e tyre, jo sepse nuk i duan po sepse nuk iu arrin t’iu ofrojë as minimumin një shkollim dinjitoz dhe mundësinë, oportunitetin, shansin për një jetë dinjitoze”.

RelatedPosts

Zgjedhjet për Bashkinë e Tiranës, Berisha: Kemi kandidatët e përshtatshëm përballë Manastirliut

Hapet shkolla e parë shqipe në Irlandë

Debate në Konferencën e Kryetarëve. Gjekmarkaj akuzoi kryetrarin e Kuvendit, Niko Peleshi, si “atentator të parlamentarizmit”..

Por, vijoi Basha, që prej masakrës zgjedhore të 25 prillit, përmasat e kësaj krize janë bërë edhe më të rënda.

“Sepse nga njëra anë arrestimi i ndryshimit nga konglumerati i psuhetetarëve të korruptuar, përfaqësuesve të krimit të organizuar dhe oligarkisë ekonomike financiare, e cila është bërë njësh në këtë trekëndësh. Dhe nga ana tjetër interesat e një kaste ë kalbur, të vjetëruar 30-vjeçare të tranzicionit dhe një tjetër trekëndëshi që populli tashmë e njeh mirë si Trekëndëshi i Bermudës, po bëjnë gjithçka jo vetëm të mos frenojnë zbrazjen e Shqipërisë, por ta zbrazin atë nga kushdo dhe ta heshtin atë nga cilido zë që u bën opozitë planeve të tyre të qarta si drita e diellit. Shndërrimi i Shqipërisë në çifligun e tyre”, -nënvizoi Basha.

Kryetari i PD-së Basha tha se “në çifligun e tyre ka vend për tre inceneratorë mjaftueshëm të mëdhenj për të djegur e përpunuar plehrat e Italisë, Shqipërisë dhe vendeve të tjera të rajonit. Në Shqipërinë e tyre me qindra miliona euro për oligarkët, ndërtohen tunele për resorte luksoze, falen porte dhe aeroporte, grabiten tokat në bregdet, krijohen korporata për të krijuar një klasë oligarkësh mbi pronat e pronarëve që kurrë nuk i morë ato. Blihen mediat, por nuk ka vend as për shqiptarët e ndershëm, as për fëmijët e tyre”.

Sa herë që ndodh një fatkeqësi, vijoi Basha, sa herë që një fëmijë prindi keqtrajtohet apo vritet si Klodian Rasha, papritur na dalin në skenë kukulla me kostum qeveritar.

“Na vijnë në sallë propozime për ndryshime ligjesh, ligje që nuk zbatohen kurrë. Nuk zbatohen kurrë sepse vetë qëllimi i kësaj qeverie që sundon vendin paligjshmërinë e votës së qytetarëve të këtij vendi, nuk është qeveri, por të sundojë”, tha Basha.

Kryetari i opozitës, Basha u shpreh se ” kjo qeveri dhe ky kryeministër nuk i njohin e jo më t’i qajnë hallet e njerëzve. Nuk duan t’ia dinë për ta dhe fëmijët e tyre. Fakti është se ka më shumë se 3 vite që nga tërmeti e më pas pandemia që kjo qeveri është ekspozuar jo thjesht si e korruptuar, por më e korruptuara e Ballkanit”.

“Prej më shumë se 5 vitesh ky që qëndron mbrapa dhe Trekëndëshi i Bermudës janë përpjekur të ndërtojnë fasadën potemkin të një reforme në drejtësi, por pa gjyqtarë e prokurorë efektivë, me njerëz që  japin garanci që nuk do të prekin asnjë nga brinjët e Trekëndëshit të Bermudës”, tha Basha.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Zgjedhjet për Bashkinë e Tiranës, Berisha: Kemi kandidatët e përshtatshëm përballë Manastirliut

Zgjedhjet për Bashkinë e Tiranës, Berisha: Kemi kandidatët e përshtatshëm përballë Manastirliut

22 September, 2025
Polonia do të rrëzojë objektet që shkelin hapësirën e saj ajrore, Tusk: Do reagojmë menjëherë, s’ka asnjë diskutim

Polonia do të rrëzojë objektet që shkelin hapësirën e saj ajrore, Tusk: Do reagojmë menjëherë, s’ka asnjë diskutim

22 September, 2025
Misioni palestinez ngre flamurin në Londër pas njohjes nga Mbretëria e Bashkuar

Misioni palestinez ngre flamurin në Londër pas njohjes nga Mbretëria e Bashkuar

22 September, 2025
Planet e reformës për të hequr lejen e qëndrimit të pacaktuar për migrantët

Planet e reformës për të hequr lejen e qëndrimit të pacaktuar për migrantët

22 September, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result