Basha: Jasharët i treguan botës se atdhedashuria është e pamposhtshme

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kreu i PD-së, Lulzim Basha kujtoi sot Epopenë e UÇK-së, ku 23 vite më parë më datën 5 mars të vitit 1998, forca serbe me mjete të blinduara, sulmuan shtëpitë e Jasharajve në Prekaz.

Sulmi që nisi në orën 5:30 të mëngjesit të 5 marsit dhe zgjati tre ditë, u bë simbol i luftës për liri i gjithë popullit të Kosovës  dhe simbol i pavdekshmërisë së heroit kombëtar dhe familjes së tij.

“Dashuria për atdheun mund të shembë kalatë më të forta dhe mund t’i qëndrojë sulmeve më barbare. Kjo e vërtetë e madhe mishëron atë që Adem Jashari dhe familja Jashari bëri për atdheun, Kosovën dhe kombin shqiptar. Jasharët i treguan botës mbarë se atdhedashuria është e pamposhtshme pavarësisht barbarisë së agresorit. Burra, gra e fëmijë ranë heroikisht duke vënë gjakun në themelet e Kosovës së lirë e të pavarur”, shprehet Basha.

“Sot nderojmë epopenë e lavdishme të UÇK-së, të vetëdijshëm se kemi akoma rrugë për të bërë deri në përmbushjen e amanetit të heronjve tanë. Jam i sigurt se sakrificat e martirëve tanë në të dy anët e kufirit janë themel i fortë mbi të cilin do të ndërtojmë të sotmen e të nesërmen, me dinjitetin dhe përkatësinë tonë europiane. Mbarë kombi ynë përulet sot me nderim përpara sakrificës sublime të Adem Jasharit, familjes Jashari, bijave dhe bijve të Kosovës që u flijuan në altarin e lirisë”, tha ai./ATSH/

Share This Article