Basha: Jemi në parlament për kthimin e legjitimitetit dhe demokracisë

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Lulzim Basha ka dalë në një deklaratë për mediat pas mbledhjes që ka zhvilluar me grupin parlamentar të PD.

Basha u shpreh se grupi Parlamentar i PD ka vendosur që të depozitojë kërkesën për uljen e TVSH nga 20% në 6 %. 

Lulzim Basha: Vetëm sot INSTAT ka publikuar të dhënat që çdo prind e prek në tavolinën e bukës dhe kjo është varfëria ekstreme e cila po shërbehet nga rritja galopante e çmimeve. 

Ne nuk mund të rrimë para kësaj situate, thjesht në rrafshin e denoncimit parvarësisht se faktori dihet.  Janë politikat zhvatëse të kësaj qeverie që në çdo aspektet paratë i çon të xhepat e veta.  Grupi Parlamentar i PD do të depozitojë në kohën më të shkurtër të mundshme propozimin për të vendosur uljen e TVSH nga 20% në 6% . Ky nuk është thjesht një propozim politik, por një hap i domosdoshëm për të ndihmuar njerëzit që janë në varfëri ekstreme. Është edhe një veprim politik. Ne do kërkojmë uljen e TVSH, duke provuar se ky shtet e ka mundësinë,  që duke ia hequr paratë, favoret  një grushti njerëzve që punon kjo qeveri, t’u shërbejë qytetarëve, për këtë krizë ekonomike.

Më tej kreu i opozitës ka theksuar se në parlament janë për të kthyer legjimitetin dhe demokracinë në vend. 

Lulzim Basha: Ne jemi në parlament në funksion të kthimit të legjimitetit dhe të demokracisë në vend, që është asgjësuar nga masakra zgjedhere.

Share This Article