Basha: Jemi pro masave shtrënguese, por sakrifica e qytetarëve duhet të gjejë mbështetje

albnews
By
3 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha shprehet pro masave drastike të marra nga qeveria, ndërsa shton se plani ekonomik është i pamjaftueshëm.

Kreu i demokratëve, Basha, gjatë një interviste televizive tha se është pro masave shtrënguese të qeverisë në situatën ku ndodhet vendi nga koronavirusi. Ai tha se qeveria duhet të shpallë gjendjen e emergjencës kombëtare.

“Nuk duhet të kemi asnjë dilemë. E keqja nuk ka kaluar. E keqja mund të ndalet nëse japim kontributin tonë. Duhet të zbatojmë në mënyrë rigoroze rregullat e distancimit social. Ne kemi kërkuar që këto masa të merreshin më herët. Është momenti për t’i zbatuar këto masa”, – tha Basha.

“Masat shtrënguese kanë nevojë për masa mbështetëse. Nuk mund t’i thuash gjithkujt rri në shtëpi dhe mos t’i japësh minimumin jetik. Plotësisht dakord me masat shtrënguese, kemi inkurajuar qytetarët për të ndjekur regjimin e OBSH por sakrifica e qytetarëve duhet të gjëjë mbështetjen e shtetit dhe buxhetit”, shtoi Basha.

“Kam bërë thirrje prej fillimit që të mos e fusim këtë çështje në suazën e një debati politik. Absolutisht nuk jam dakord. Masat që u thanë dje që prisja t’i shikoja sot në një akt qeveritar nuk është mënyra për t’u përballur. Nuk mund të thuash e di unë, do iu them unë. Ftesa ime është transparencë maksimale dhe për planin e shpallur dje duhet transparencë maksimale. Nuk është i detajuar”, tha Basha.

Kreu i demokratëve shtoi se plani i PD është i detajuar. “I kemi bërë në detaje. E kemi totalin. Për një numër biznesi të vogël, kostoja nuk kalon 25 milionë euro në muaj në mbështetje të tyre. Kjo duke marrë 300 euro për biznes”, u shpreh ai.

“Përsëris thirrjen për bizneset si call center është e pamundur të ruajnë distancimin social, të mbyllen. Mbyllja e tyre është masë shtrënguese e domosdoshme. Duhet urgjentisht shpallja e emergjencës kombëtare. Në një gjendje të tillë shteti ka detyrimet e veta ndaj qytetarëve. Mjekët nuk kanë veshje mbrojtëse, nuk kanë pajisje testuese”, deklaroi Basha.

Share This Article