Basha: Ka ardhur koha të sjellim shpresë dhe zhvillim për vendin tonë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kreu i PD-së, Lulzim Basha deklaron se kryeministri Edi Rama shkatërroi ekonominë dhe detyroi të rinjtë që të ikin nga vendi.

Në një reagim, Basha i referohet një raport të Eurostat duke theksuar se Shqipëria është në vendin e gjashtë në botë për emigracionin masiv.

“Për 8 vjet me dështimet e tij, Rama e shkatërroi ekonominë dhe i detyroi të rinjtë tanë të ikin. Për shkak të dështimeve të Ramës, situata ekonomike është sot më e keqja në rajon”, shprehet Basha.

Ai shton se “ne shqiptarët jemi të suksesshëm kudo në botë – ndaj nuk ka asnjë arsye pse të mos kemi sukses këtu në vendin tonë”.

“ Ka ardhur koha për ndryshim. Ka ardhur koha të largojmë Ramën dhe të sjellim shpresë dhe zhvillim për vendin tonë”, shprehet kreu i PD-së./ATSH/

Share This Article