Ndërsa ish kryeministri Sali Berisha do mbante foltoren në Tropojë, Basha publikoi në Facebook një video ku theson se 18 dhjetori është Kuvendi i PD-se
“Unë besoj se rruga që ka ndjekur nuk i ka dhënë produktin e dëshiruar. Për më shumë dhe për fat të keq, faktorë ekstrapolitikë që s’kanë lidhje me interesat të demokratëve, të krimit të organizuar, oligarkë, por dhe kundërshtari ynë politik, është investuar që diçka të nisur nga Sali Berisha për interesin e tij personal, ta shfrytëzojë për ta përçarë Partinë Demokratike. Kësaj i është dhënë përgjigje përfundimtare me 15 nëntor. Ka një Parti Demokratike, ka një kuvend me 18 dhjetor”, shkruan Basha.
Ndërkohë grupi i deputetëve dhe ish zyrtarëve demokratë të mbledhur rreth foltores së Berishës, po i jep dorën e fundit ndryshimeve statutore të cilat do hidhen për votim në kuvendin e thirrur në 11 Dhjetor.
Arben Ristani, tha se kuvendi i thirrur nga demokratët dhe Berisha, nuk është fillimi i një procesi që synon jo vetem ndryshimin e kryetarit por dhe strukturimin në degë të Partisë Demokratike.