Basha: Kërkesa jonë mbetet e pandryshuar, largimi i Ramës dhe formimi i qeverisë kalimtare

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Lideri i partisë më të madhe opozitare shqiptare, Partisë Demokratike, Lulzim Basha sot pasdite pati takim me anëtarët e kryesisë partiake dhe strukturave të tjera opozitare në funksion, lidhur me, siç e quajti, “protestën më masovike kombëtare” të caktuar për më 13 prill.

Ai gjatë takimit theksoi se për këtë protestë nevojitet organizim i posaçëm në mënyrë që të ketë masivitet më të madh nga të kaluarat. Sipas Bashës, edhe pas anulimit të mandateve, opozita është shumicë.

“E tërë situata është në dobinë tonë. Ne ‘de fakto’ jemi shumicë. Pas anulimit të mandateve, Partia Demokratike shënon rritje të besimit edhe mes të papërcaktuarve. Ne jemi shumicë absolute në secilën anketë të pavarur, të vendit dhe të huaj. Duhet sa më parë këtë mbështetje ta shndërrojmë në zërin e shqiptarëve. për këtë shkak, pjesëmarrja masive në protestë ka rëndësi të jashtëzakonshme. Kërkesa jonë mbetet e pandryshuar. Largimi i Edi Ramës dhe formimi i qeverisë kalimtare”, deklaroi Basha pas takimit.

Opozita e bashkuar shqiptare prej shkurtit ka mbajtur tetë protesta. Gjashtë prej tyre para Parlamentit, ndërkaq dy para Qeverisë, kombëtare, siç i quan Basha. Ai pretë që protesta e 13 prillit të jetë më masovikja deri më tani./mia

Share This Article