Basha: Kërkoj ndryshim radikal si në 1990, Berisha do t’ia dorëzojë PD-në Metës

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Lulzim Basha ka akuzuar ish kryetarin e PD se ka si qëllim t’ia dorëzojë këtë forcë politike ilir metës. Madje ai thekson se kjo duket në nënshkrimin e koalicionit. Në takimin me mbështetësit në tiranë ai theksoi se do të jetë me opozitë me Ramën ku shtoi se rotacioni I pushtetit është një veprim I shëndetshëm.

Regjistrimi i komisionit të rithemelimit të Partisë Demokratike si koalicion me Lëvizjen Socialiste për Integrim, sipas Lulzim Bashës tregon lidhjen mes palëve.

Basha: Ju e dini që në 30 qershor 2019-të nuk pati një proces normal votimi. Pati votime si në komunizëm, një parti që vet votuan, vet numëruan dhe iu desh 2 muaj për të nxjerr rezultatin, imagjinoni. Dhe prape iu dolën 4-5 me rekorde kriminale, që kanë ikur. Dhe tani për shkak të këtyre, gjetën sebep për procesin e 6 Marsit. Shikoni si kanë dal hapur, hapur fare.

Madje në takimin me mbështetësit në Tiranë ai solli në vëmendje largimin e Sali Berishës nga grupi parlamentar, duke shtuar se ka marrë vendime për të mos lejuar përçarjen e kësaj force politike.

Basha: S’po flas ndaj meje si kryetar i partisë, se vet zgjodha t’i vija gjoksin kësaj, pikërisht që mos të futej përçarja përmes demokratëve apo deputetëve, zonjave, anëtarëve të kryesisë. 

Në fushatën e nisur Basha shton se nuk kërkon  vetëm afrim të figurave të reja në selinë blu, por një ndryshim radikal.

Basha: Çfarë duan shqiptarët?! Duan ndryshim! Çfarë është ndryshimi?! Nuk është ndryshim karrigesh! Nuk është ndryshim fytyrash! Dua një ndryshim, i cili, njësoj si para 32 vjetësh, është një ndryshim i thellë, jo vetëm politik, por kulturor.

Me Ramën Basha thotë se do të jetë në opozitë, por se nevoja për ndryshimin e qeverisjes sipas tij është domosdoshmëri.

Pavarësisht takimeve me anëtarësinë, Basha ende nuk ka zyrtarizuar se cilët do të jenë kandidatët në zgjedhjet e 6 marsit në 6 bashki.

Share This Article