Basha kërkon nga KE: Në Shqipëri të implementohet Raporti Priebe

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Derisa kanë mbetur pak javë deri të vendimi për hapjen e negociatave me BE-në, kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka kërkuar nga Komisioni Evropian nisjen e implementimit të Raportit Priebe.

Këto deklarata, kreu i demokratëve i bëri nga Sllovenia, ku është i ftuar në Institutin Ndërkombëtar të Studimeve për Lindjen e Mesme dhe Ballkanin.

“Komisioni Evropian sapo ka nisur një nismë të re për të monitoruar të gjithë sistemin e Sundimit të Ligjit në Bosnje dhe Herzegovinë. Unë inkurajoj Komisionin që të iniciojë një mision të tillë monitorimi edhe në Shqipëri”, tha Basha.

Basha kujtoi suksesin që ka patur raporti Priebe në krizën politike të Maqedonisë së Veriut në vitin 2015

“Monitorimi më efektiv i reformave të Sundimit të Ligjit në vendet që kërkojnë anëtarësim mund të arrihet duke u mbështetur në shembullin pozitiv të të ashtuquajturit Raporti Priebe, i cili tashmë ndihmoi në tejkalimin e një krize serioze të demokracisë dhe sundimit të ligjit në Maqedoni në 2015”, pohoi Basha.

Raporti Priebe është krijuar nga ish drejtori për Ballkanin në Komisionin Europian, Reinhard Priebe dhe konsiston në mbledhjen e një grupi ekspertësh të pavarur nga vendet e BE, të cilët identifikojnë problemet e thella të demokracisë së vendeve që kërkojnë anëtarësim./Ora News/

Share This Article