Basha-Këshillit Kombëtar të PD-së: Nëse për ju zgjedhjet janë në rregull, unë jap dorëheqjen

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Lulzim Basha në Këshillin Kombëtar të PD është shprehur se është i gatshëm të japë dorëheqjen e tij nëse ky Këshill i quan zgjedhjet e 25 Prillit të rregullta.

Ai u ka kërkuar që pjesëtarët e Këshillit Kombëtar të PD-së, të zgjedhin mes dy rrugëve, ose të ecin me faktin se zgjedhjet janë vjedhur dhe të vazhdohet me betejën e nisur, ose të pranojnë se zgjedhjet ishin të rregullta dhe ai është i gatshëm që të largohet nga posti i kryetarit të PD-së.

“Zgjidhni dhe dua t’ju shoh të gjithëve në sy. Ose zgjedhjet janë të vjedhura dhe vazhdojmë në betejë, ose nëse për ju janë në rregull, atëherë unë jap dorëheqjen tani.” ka thënë Basha.

Kujtojmë se më 13 qershor është caktuar që në PD të organizohen zgjedhjet e parakohshme për të zgjedhur kryetarin e ri të kësaj force politike. 

Share This Article