Basha: Këto 2 javë qeveria ka dhënë 52 milionë euro pagesa dhe tendera për miq

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Përmes një postimi në Twitter, kreu i PD-së, Lulzim Basha shprehet se pas pak nga selia e PD-së do publikohen fakte tronditëse se si vetëm këto 2 javë qeveria ka dhënë 52 milionë euro pagesa dhe tendera për miq dhe klientë.

Ndërkohë shikoni një shembull se si mund të përdoreshin këto para për paketën e ndihmës social-ekonomike që kemi propozuar prej 10 ditësh”, shkruan Basha.

Lulzim Basha@lulzimbasha_al

👇

Pas pak nga Selia e PD fakte tronditëse se si vetëm këto 2 javë qeveria ka dhënë 52 milion euro pagesa dhe tendera për miq dhe klientë. Ndërkohë shikoni një shembull se si mund të përdoreshin këto para për paketën e ndihmës social-ekonomike që kemi propozuar prej 10 ditësh:

View image on Twitter

4610:31 AM – Mar 19, 2020Twitter Ads info and privacy25 people are talking about this

“Për të vetëpunësuarit në biznesin e vogel, qeveria tju paguajë 300 Euro për çdo muaj që biznesi qëndron mbyllur.

Kostoja e kësaj mase shkon nga 20 – 25 milionë Euro/muaj.

Për punonjësit në bizneset fasonë, call centers, dhe operatorë turistikë
që janë të detyruar të rrinë në shtëpi:
• Qeveria duhet të mbulojë të paktën pagën minimale kur ata nuk mund të paguhen fare.
• Për ata që ua paguajnë pagën, kostoja e pagës të llogaritet si shpenzim i zbritshëm në masën 200% të këtij shpenzimi.

Kostoja e kësaj mase nga 25 milionë deri 30 milionë Euro/muaj.

Këto janë shpenzime plotësisht të përballueshme për buxhetin kur vetëm një kilometër rrugë e tenderuar kushton 20 milionë dollarë si tek Astiri.”

Share This Article