ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
“Raportet SHBA-Britani, të pathyeshme”, Trump lë pas kurorën e mbretit dhe flet politikë me Starmer 13 hours ago
Zbardhet dinamika/ 16-vjeçarja në Këlcyrë viktimë e abuzimit nga i dashuri 46-vjeçar, njerku i saj dhe efektivi i policisë. Lëshohen 4 urdhërarreste 13 hours ago
Marrëveshje prej 250 miliardë funtesh Britani-SHBA, Starmer: Unë dhe Trump e pëlqejmë njëri-tjetrin 13 hours ago
Vazhdon mbrojtja e UÇK në Hagë, Williams mbyll dëshminë: Thaçi nuk ishte fshatar, u arsimua në Zvicër 13 hours ago
Spiunonin për Rusinë, Britania arreston 2 burra dhe një grua të dyshuar si agjentë 13 hours ago
Next
Prev
Home Albania

Basha: Kodi i sjelljes nuk vlen sa letra e banjos, shpenzim kriminal i parave

albnews by albnews
16 November, 2021
in Albania
0
Basha: Vetingu në politikë, pastrimi i domosdoshëm
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Kodi i sjelljes përplasi në debat kreun e Partisë Demokratike, Lulzim Basha dhe kreun e grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla.

Basha tha se kopertura është një shpenzim kriminal i parave të taksapagusve të OSBE në një Kuvend që sipas tij sot që flasim në ulëset e tij kriminelë.

RelatedPosts

Zbardhet dinamika/ 16-vjeçarja në Këlcyrë viktimë e abuzimit nga i dashuri 46-vjeçar, njerku i saj dhe efektivi i policisë. Lëshohen 4 urdhërarreste

Mocion për shkarkimin e Peleshit, “U shkel Kushtetuta”, PD: Të përsëritet seanca

VanHorn: Ndarja e pushteteve, liria e fjalës dhe sundimi i ligjit, themeli i besimit mes qeverive e popujve

Basha: Parafolësja na tregoi një broshurë që quhet kodi i sjelljes së deputetit të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë. Pra, është pirgu i letrave që na keni vënë përpara që kur jemi futur ditën e parë, është kjo. Kjo është një bllok bosh, është dhe një dyfletësh tjetër, nuk e di se çfarë është, ky është Kodi i sjelljes së deputetit të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, që është një harxhim kriminal i parave dhe taksapaguesve të OSBE-së, këtë ia kam thënë ambasadorit paraardhës dhe ia them dhe këtij të riut që ka ardhur.

Pse është një harxhim kriminal parash, sepse kjo nuk është gjë tjetër veçse një koperturë që ju doni të hidhni mbi një Kuvend, i cili ka një problem, ka një problem që ka ekzistuar dhe para 2013-ës por që ka marrë dimensione botërore pas 2013-ës. Në këtë kuvend ka kriminelë, ka anëtarë të krimit të organizuar në kartelat e sistemit të inteligjencës së piolicisë së shtetit, në kartelat e Europol, Interpol, FBI, DEA.

Kriminelë të ulur këtu. Ka dhe bedelë të organizatave kriminale në kuptimin e Konventës së Palermos jo në kuptimin e retorikës politike, të atyre që quhen grupe të strukturuara kriminale edhe sipas kodit penal të Republikës së Shqipërisë.

Mbi të gjitha këtu mbrapa ulet dikush i cili ka përdorur fyerjet më të rënda, gjuhën më të ulët që njeh fjalori shqiptar, në veçanti ndaj zonjave në këtë parlament tash 8 vjet pa i hyrë gjëmb në këmbë. Nëse do të kishte proporcionalitet, e para që nuk mund ti ikni ju dhe të na bëni ne këtu moral për kodin e sjelljes së deputetit është të kaloni vettingun në politikë të pastroni sallën nga kriminelët dhe politikanët me kontakte të papërshtatshme. Siç kemi votuar të pastrojmë gjyqësorin, pastroni sallën këtu. Kjo është e para. Deri në ato moment më shumë vlen letra e banjos në tualetet e Kuvendit sesa kjo këtu, mos na e tundni këtë këtu.

Së dyti, kur të filloni me sanksione, nëse zbatoni proporcionalitetin i bie që për aq kohë sa i ka mbetur dhe të keni të sigurt se do të punojmë çdo ditë  t’ja shkurtojmë orët ai këtu nuk duhet të vijë më fare me ato që ka nxjerrë nga goja këtë legjslaturë dhe legjislaturat e tjera. Matini dhe njëherë fjalët, mos na e tundni këtë. Mos e tundni litarin në shtëpinë e të varurit se po vareni nga plepat e gjithë Shqipërisë si parti e kriminalizuar në palcë.

Replikat vijuan

Balla: Me statusin e PD-së bëj ç’të duash, rregullat në Kuvend s’ke shans t’i prekësh

Taulant Balla replikoi kryedemokratin Basha në lidhje me respektimin që ai dhe grupi i deputetëve të opozitës duhet të kenë ndaj Kushtetutës, rregullave dhe etikës në Kuvend.

Balla tha se Basha mund të bëjë ç’të dojë me statusin e PD-së por jo me Kushtetutën.

Balla: Megjithatë Bashës unë ia qaj shumë hallin, asnjëra nga këto nuk është statuti i PD, tek ai statut bëj si të duash ti lexoje ndryshe, babai yt politikë ta lexojë ndryse, por ta harrojë kush nga ju se mund të shkelë këto rregullave.

Basha: Do digjeni në flakën që keni ndezur

Në vijim Basha u shpreh se PD ndodhet në Kuvend për ta çliruar Shqipërinë nga një skot antikushtetuesee  ardhur me paratë e krimit, bandat e krimit, keqpërdorimin e fatkeqësisë e shpërdorimin e votës. 

Basha: Kjo me të vërtetë është Kushtetuta e Republikës por gjithçka tjetër këtu është jo vetëm pa lidhje me këtë Kushtetutë por antikushtetuese. Nuk jemi këtu si garnitura e një skote antikushtetuese të ardhur me paratë e krimit, bandat, blerjen e votës, shpërdorimin e parave të tërmetit, me keqpërdorimin e fatkeqësisë, shkatërrimin e fshehtësisë dhe lirisë së votës, këto janë citime të raportit të OSBE-ODIHR. Kemi ardhur këtu të bëjmë gjithçka për të çliruar Shqipërinë nga kjo skotë, me gjithë respektin që kam për ata të paktë mes jush që nuk kanë lidhje me masakrën zgjedhore të 25 prillit.

Kur e merr këtë në dorë kujdes se të paktat janë faqet ku nuk janë shkruar rregullat që i keni dhunuar me vetëdije. Keni dhunuar dhe ndryshimet e njëanshme antikushtetuese që keni bërë me 30 korrik vetëm për ta mbajtur pushtetin me dhunë me 25 prill.

Këtu është dhe parashikimi kushtetues që keni shkelur jo më pak se dy javë përpara ku ndaluat komisionin hetimor Becchetti ndonëse keni tre vendime të Gjykatës Kushtetuese, nuk pyesni për Kushtetutë, Gjykatë Kushtetuese, për ligj, për njerëzillëk, nuk pyesni për njerëzit dhe hallet e tyre. Ju keni vetëm hallin tuaj dhe për hallin tuaj jeni gati ti vini flakën këtij parlamenti dhe Shqipërisë. Nuk do t’ju lejojmë dhe do të digjeni vetë në flakën që keni ndezur.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

“Raportet SHBA-Britani, të pathyeshme”, Trump lë pas kurorën e mbretit dhe flet politikë me Starmer

“Raportet SHBA-Britani, të pathyeshme”, Trump lë pas kurorën e mbretit dhe flet politikë me Starmer

18 September, 2025
Zbardhet dinamika/ 16-vjeçarja në Këlcyrë viktimë e abuzimit nga i dashuri 46-vjeçar, njerku i saj dhe efektivi i policisë. Lëshohen 4 urdhërarreste

Zbardhet dinamika/ 16-vjeçarja në Këlcyrë viktimë e abuzimit nga i dashuri 46-vjeçar, njerku i saj dhe efektivi i policisë. Lëshohen 4 urdhërarreste

18 September, 2025
Marrëveshje prej 250 miliardë funtesh Britani-SHBA, Starmer: Unë dhe Trump e pëlqejmë njëri-tjetrin

Marrëveshje prej 250 miliardë funtesh Britani-SHBA, Starmer: Unë dhe Trump e pëlqejmë njëri-tjetrin

18 September, 2025
Vazhdon mbrojtja e UÇK në Hagë, Williams mbyll dëshminë: Thaçi nuk ishte fshatar, u arsimua në Zvicër

Vazhdon mbrojtja e UÇK në Hagë, Williams mbyll dëshminë: Thaçi nuk ishte fshatar, u arsimua në Zvicër

18 September, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result