ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Gati për “finalen” që përcakton rrugëtimin drejt Botërorit, 11-ëshja e përzgjedhur nga Sylvinho 3 hours ago
Avioni lëshoi 6 ton karburant mbi dhjetëra shtëpi… tani do të paguajë 78,75 milionë dollarë 5 hours ago
Rai 3 nga 15 shtatori flet edhe në shqipen e arbëreshëve 5 hours ago
Bombardoi Katarin, Netanyahu: E kryem ne këtë operacion, marrim përgjegjësi të plotë 5 hours ago
Izraeli sulmon Katarin, shpërthime të fuqishme në Doha 5 hours ago
Next
Prev
Home Albania

Basha: Kufizimet nuk duhet të bëhen duke kërcënuar me gjoba, por me fonde shtesë

albnews by albnews
14 March, 2020
in Albania
0
Koronavirusi, Basha: Gjendja nuk është siç e paraqet propaganda e qeverisë
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha me anë të një postimi në rrjetet sociale ka bërë një tjetër reagim për sa u përket masave kundër përhapjes së koroanvirusit.

Basha shkruan se të gjithë qytetarët duhet të marrin masa që t’i paraprijnë përhapjes së virusi. Kreu i PD-së ka hedhur akuza edhe ndaj qeverisë, duke thënë se duhet të bëjë detyrë që i takon dhe jo detyrën e mjekut.

RelatedPosts

Postriba, 9 shtator 1946 – Kryengritja e parë antikomuniste në Shqipëri

Në shtratin e vdekjes/ Këto ishin fjalët e fundit të Skënderbeut…

Sa të sigurta janë prodhimet shqiptare? “Kontroll dhe jo besim qorr”, teknologu tregon si duhet të lahen frutat e perimet

Basha ndër të tjera deklaron se kufizimet nuk duhet të bëhen duke kërcënuar me gjoba, por me fonde shtesë dhe masa të posaçme.

“Ne duhet të marrim urgjentisht masa që ti paraprijmë përhapjes së virusit. Dhe për këtë nevojitet bashkëpunimi i të gjithë shqiptarëve, pa përjashtim: secili prej nesh është një hallkë e rëndësishme e këtij zinxhiri, ndaj ju bëj edhe njëherë thirrje të dashur bashkqytetarë të jemi shumë të kujdesshëm dhe syçelët, si dhe të zbatojmë të gjitha këshillat e mjekëve. Nga ana tjetër, duhet që qeveria të bëjë detyrën e saj dhe jo atë të mjekut.

Kjo krizë kërkon masa jo sot për sot, por veprime të qarta dhe nje plan afatgjatë. Duke menduar vetëm për sot, neglizhohet çfarë do të ndodhë pas dy ditësh apo pas një jave.

Kufizimet e forta kërkojnë jo kërcënime me gjoba dhe shthurje gjuhe, por zgjidhje të forta, fonde shtesë dhe masa të posaçme mbështetëse. Fatkeqësisht, ditët kalojnë dhe qeveria ende nuk ka një plan masash të integruar për ti paraprirë qëndrimit në shtëpi të qytetarëve.

Çfarë përgatitjesh po bëhen për një skenar më të vështirë, nëse qëndrimi në shtëpi do të duhet të vazhdojë për një kohë më të gjatë? Kur me të drejtë ju kërkojmë njerëzve të rrinë në shtëpi duhet të merren masa edhe si do të garantohet furnizimi i tyre i pandërprerë me ushqime dhe ilaçe.

Kur me të drejtë ju kërkojmë njerëzve të rrinë në shtëpi, si do t’i sigurojnë shumica e tyre të ardhurat për ushqime dhe mjete higjeno-sanitare?

Kur me të drejtë ju kërkojmë njerëzve të rrinë në shtëpi, si do ti paguajnë faturat qytetarët në kushte të mungesës së të ardhurave nga mosshkuarja në punë, duke qenë se pjesa më e madhe e bizneseve do jenë të mbyllura?

Kur ju kërkojmë fëmijëve të rrinë në shtëpi, pse hezitohet për PAKETËN E INTERNETIT FALAS ?

Të gjitha këto pikëpyetje kërkojnë veprim qeveritar dhe jo recitime.

Pse nuk alokohen direkt fonde nga buxheti për këto zëra?

Pse nuk alokohen fonde për të ngritur SOT pavione shtesë?

Cfarë masash po merren për të rritur urgjentisht numrin e kiteve dhe paisjeve testuese? Po për paisjet respiratore dhe të trajtimit të të sëmurëve nga virusi, kur vetë qeveria paralajmëron dy herë në ditë se pritet rritje e numrit të të infektuarve?

Këto janë detyrat e qeverisë. Ajo duhet të veprojë tu vijë në ndihmë njerëzve dhe jo të marrë përsipër rolin e Institutit të Higjenës.

Edhe njëherë nga zemra shpreh #mirënjohjen më të thellë për personelin e ISHP, mjekët e urgjencës, anestezistë, reanimatorë, pneumologë epidemiologë,mikrobiologë e virologë, specialistë të shëndetit publik, farmacistë, infermierë, shoferë ambulancash dhe sanitarët, të cilët janë në vijën e parë. Falenderim për të gjithë stafin mjekësor që sot po punon me përkushtim edhe pse është i ekspozuar ndaj virusit Covid 19, duke u kujdesur për të gjithë ata që kërkojnë asistencë mjekësore e në veçanti të sëmurët kronikë.

Heronj sot janë ata, por nesër është edhe ai që mban thasët e miellit, edhe punonjësit e furrave të bukës, edhe elektricisti që mirëmban rrjetin elektrik, punonjësi i ujësjellësit, pastruesit dhe mbledhësit e plehrave, riparuesi i ashensorëve, mijëra shitës perimesh dhe artikujsh ushqimorë, shoferë që bëjnë furnizime, mijëra punonjës administrate, policie dhe të FA, e gjithë ajo pjesë e shoqërisë që kryen aktivitete të domosdoshme për funkisonimin dhe mbijetesën e shoqërisë në këto ditë të vështira” shkruan Basha.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Gati për “finalen” që përcakton rrugëtimin drejt Botërorit, 11-ëshja e përzgjedhur nga Sylvinho

Gati për “finalen” që përcakton rrugëtimin drejt Botërorit, 11-ëshja e përzgjedhur nga Sylvinho

9 September, 2025
Avioni lëshoi 6 ton karburant mbi dhjetëra shtëpi… tani do të paguajë 78,75 milionë dollarë

Avioni lëshoi 6 ton karburant mbi dhjetëra shtëpi… tani do të paguajë 78,75 milionë dollarë

9 September, 2025
Rai 3 nga 15 shtatori flet edhe në shqipen e arbëreshëve

Rai 3 nga 15 shtatori flet edhe në shqipen e arbëreshëve

9 September, 2025
Bombardoi Katarin, Netanyahu: E kryem ne këtë operacion, marrim përgjegjësi të plotë

Bombardoi Katarin, Netanyahu: E kryem ne këtë operacion, marrim përgjegjësi të plotë

9 September, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result