Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, kujton 22 marsin 1992, ditën e fitores së zgjedhjeve të para demokratike në vend.
Për Bashën kjo është një ditë e rëndësishme jo vetëm për demokratët, por për të gjithë Shqipërinë, pasi shënon fundin e një periudhe të errët dhe fundin e diktaturës.
“Dita e madhe e demokracisë në Shqipëri, pas një terri të madh dhe pas një rrugëtimi në një tunel të errët drita e shpresës shënoi fillimin e udhëtimit tonë drejt Shqipërisë evropiane.
Fitorja e parë e zgjedhjeve nga Partia Demokratike është një ditë domethënëse jo vetëm për demokratët, por për të gjithë shqiptarët. Ishte ora e ndarjes përfundimtare me diktaturën dhe fillimi i një procesi të ri, i gjatë dhe i lodhshëm por i domosdoshëm për një vend një aspiron të behët anëtar i BE-së. 22 marsi, kjo ditë e shpresës dhe e fitores kthehet sot në një frymëzim dhe angazhim të ri për ne që të japim gjithçka që kemi për ta bërë Shqipërinë një vend më të mirë.
Rrugëtimi ynë nuk ka qenë i lehtë ka patur dhe do të ketë vështirësi edhe në të ardhem por ne demokratët kemi treguar që jemi seriozë dhe këmbëngulës në ato që bëjmë.
Sot ne bashkohemi të gjithë në një mision të vetëm, ta çlirojmë Shqipërinë nga kjo e keqe që e mban peng.”