Basha: Lufta personale e Ramës me sipërmarrësin italian Becchetti do iu kushtojë shqiptarëve 110 milionë euro

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka publikuar një tjetër dështim sipas tij të kryeministrit Edi Rama në 8 vite. Duke iu referuar vendimit të një dite më parë, Basha shkruan se lufta personale e Edi Ramës do t’iu kushtojë shqiptarëve 110 mln euro, 4560 lekë çdo shqiptar.

“21 ditë deri më 25 prill. 100 dështimet e Ramës në 8 vite. Sa do t’u kushtojë shqiptarëve lufta personale e Edi Ramës me sipërmarrësin italian Francesco Becchetti?

Përgjigjja: 110 milionë euro për shkak të papërgjegjshmërisë së Edi Ramës, çdo shqiptar do të paguajë 4.560 lekë për mbylljen e televizionit ‘Agon’”, shkruan Basha.

Share This Article