Kreu i PD-së Lulzim Basha ka zhvilluar këtë të hënë një takim me ekspertë të shëndetësisë në selinë blu, në lidhje me qëndrimet që do të mbahen për koronavirusin dhe mundësitë e prekjes apo ardhjes së virusit në Shqipëri.
Në takim me Bashën janë një sërë ish deputetësh e specialistë të fushës së mjekësisë, si Tritan Shehu, Halim Kosova, Bardh Spahia, Albana Vokshi, Orjola Pampuri, Gazment Kodusi etj.
Në fokus të bisedës ka qenë masat që duhet të ndërmarrë qeveria dhe shteti në lidhje me virusin, i cili po merr përmasa shqetësuese në Italinë fqinje.
Ndërkohë, sipas PD, situata që raportojnë mjekët apo qytetarët, që kanë ardhur mbrëmjen e kaluar dhe sot nga Rinasi, është krejt e ndryshme nga ajo që paraqet ministrja e Shëndetësisë.