Basha mbledh sot Këshillin Kombëtar të PD-së

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Partia Demokratike do të mbledhë pasditen e sotme kryesinë dhe këshillin kombëtar.

Këto mbledhje do të zhvillohen vetëm tri javë pas zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit, ku PD nuk arriti dot të fitonte, duke dalë forcë e dytë me 59 mandate.

Mësohet se kryesia e PD-së do të mblidhet në orën 17:99, ku në rend dite do të jenë “diskutime dhe vendimmarrje sipas statutit për proceset pas situatës së krijuar me masakrën e elektorale të zgjedhjeve të 25 prillit”.

Më pas, në orën 19:00, PD-ja do të zhvillojë takim me këshillin kombëtar me të njëjtin rend dite. Mbledhjet zhvillohen në selinë blu, ndërsa kjo do të jetë përballja e parë e Bashës me kritikët brenda PD, të cilët kanë kërkuar dorëheqjen e tij, pas zgjedhjeve të 25 prillit. 

Share This Article