Basha mbyll fushatën në Fier: Të dielën fitorja e madhe

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Pas Vlorës, Lulzim Basha mbylli fushatën në Fier duke thëne se të dielën PD do të sjellë fitoren e madhe për shqiptarët, ndërkohë që dhe Rama e ka kuptuar se do të humbë.

Kryedemokrati deklaroi se numërimi mbrapsht ka nisur dhe së bashku shqiptarët do të sjellin ndryshimin.

“Për të ardhmen e fëmijëve, numrin 9, për subvencionet për fermerët, për agrobiznesin, votoni numrin 9. Për ti dhënë mundësi rinisë fierake, të mrekullueshme të këtij qyteti e qarku, që zemrat e tyre, mendjet e tyre, ëndrrat e tyre të rrahin bashkë e afër me ato të prindërve të tyre për të mbyllur plagën e emigracionit, për të sjellë këtu investime europiane, siguri për jetën, siguri për të ardhmen, për të hapur ditën e dielë, votojmë numrin 9, cilin numër, 9.

Nga Saranda në Tropojë, nga Konispoli në Vermosh, nga Fieri në Korçë. Thirrja e ndryshimit për fitore. Për të ardhmen e tyre, mirëqenien e tyre, janë krenarë, të vendosur, të dielën votojmë numrin 9, bashkë për ndryshim. Bashkë për Shqipërinë Europiane, bashkë për Fierin e zhvilluar, lotët e trishtimit, bashkë për të mundësuar zhvillimin e tokës të nëndheshme e mbidheshme, për fëmijët tuaj, për prindërit tuaj. E dini që, qeveria do të jetë e juaja, e çdo fieraku, e çdo shqiptari, që ju rini e Fierit.

Numërimi mbrapsht ka nisur nga Fieri, nga çdo qytet, fshat, zemër, vatër, 3 ditë nga ndajnë nga pjesëmarrja më masive popullore ndonjëherë në zgjedhjet më të rëndësishme ndonjëherë. Është pyetja më e rëndësishme që do i përgjigjemi më vonë, edhe 4 vite të tilla si këto 8 vite që kaluam, apo nndryshim? Bashkë për ndryshim, votoni numrin 9. Fieri fiton, Shqipëria fiton, zoti e bekoftë Shqipërinë”, tha Basha.

Më herët në Vlorë, Basha e akuzoi Ramën se e ka kthyer qytetin bregdetar në çifligun e miqve, klientëve dhe oligarkëve.

Share This Article