Basha mbyll protestën: Populli e vulosi largimin e Ramës

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, nga selia e partisë së tij, tha se protesta e sotme është më e madhja në historinë e pluralizmit. Ai shtoi se qytetarët vulosën largimin e Ramës.

“Sot ishte e nënta protestë në 3 javë, të tretën kombëtare ju keni vulosur në mënyrë të pakapërcyeshme për opozitën dhe për gjithë shqiptarët largimin e Ramës si kusht i panegociueshëm për qeverinë tranzitore që do të përgatisë zgjedhje të lira dhe të ndershme”, deklaroi Basha.

Basha tha se përpjkjet e Ramës për ta shpërndarë protestën dështuan edhe pse sjellja e tij ngjan me të pushtuesve.

“Qeveria kriminale e Ramës e cila mbahet me forcën dhe paratë e krimit dhe oligarkëve sot u soll edhe njëherë si pushtues ndaj nënave dhe motrave, ndaj qytetarëve protestues”, vijoi Basha.

Kryetari i PD-së tha se fundi i Ramës tashmë është vendosur dhe nuk e ndalojnë dot as arrestimet dhe hedhja e gazit.

Me fjalimin e Lulzim Bashës dhe këndimine  himnit kombëtar, është mbyllur edhe protesta e opozitës në Tiranë.

Share This Article