Basha: Mbyllja e kufirit Shqipëri-Greqi akt i papërgjegjshëm

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kryetari i PD-së Lulzim Basha ka reaguar sot në lidhje me mbylljen e kufirit, Shqipëri-Greqi duke e konsideruar si një akt të papërgjegjshëm

Basha shprehet se “Mbyllja e kufirit për dhjetëra shqiptarë në tokën neutrale Shqipëri-Greqi dhe ndalimi i tyre për të hyrë në atdhe e për t’u kthyer në shtëpitë e tyre, është një akt kriminal dhe i papërgjegjshëm”.

Basha tha se “qeveria shqiptare është përgjegjëse për jetën e çdo shqiptari. Kushtetuta e Shqipërisë e detyron qeverinë të mos lërë pa atdhe asnjë shqiptar. Ata nuk mund të trajtohen kurrë sesi si refugjatë nga shteti i tyre”.

“Tragjedia që po luhet prej 4 ditësh para syve tanë me jetët e dhjetëra shqiptarëve duhet të marrë fund sot!”, tha ai./ATSH/

Share This Article