ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Ndërprerje të energjisë elektrike në Kosovë, bizneset ankohen për dëme 7 hours ago
Kompozitori/ Ndarja nga jeta e këngëtarit të njohur Shemsi Krasniqi, Zef Çoba: Kënga ‘Xhamadani vija vija’ la pas gjurmë të rëndësishme 7 hours ago
Tensionet në kulm Venezuelë-SHBA, mblidhet Këshilli i Sigurimit të OKB 9 hours ago
Çmimi i arit arrin rekord të ri 9 hours ago
Sekretari Streeting: Britania duhet t’i bashkohet unionit doganor të BE-së 9 hours ago
Next
Prev
Home Albania

Basha me delegacionin e Venecias: Shqipëria në krizë kushtetuese, opozita do marrë vendime me qytetarët

albnews by albnews
14 February, 2020
in Albania
0
Reagon Basha: Misioni i KE ritheksoi se në 30 qershor nuk pati zgjedhje
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

“Ne sakrifikuam gjithçka për t’i hapur rrugë një zgjidhjeje politike’”, tha sot kryetari i PD-së Lulzim Basha, pas takimit me  delegacionin e Komisionit të Venecias.

Basha tha se në takimi me ekspertët e  Komisionin e Venecias ishte i frytshëm.

RelatedPosts

Dosja e SPAK për AKSHI-n, Meçe tregon orët e rrëmbimit: Më thanë do të vrasim ty, grua, motër e nënë nëse bën denoncime

Kaosi në Kuvend, përjashtohen për 30 ditë 6 deputetë të PD

E rrallë/ Arusha me katër këlyshë shfaqet në Kukës, banori rrëfen çastin e frikshëm: Prita rreth dy orë në makinë

“Shqipëria është në një krizë të thellë kushtetuese dhe politike dhe ilustrimi më i mirë i kësaj krize javët e fundit janë lëvizjet e çoroditura të një pushteti i cili nuk pret as opinionin e komisionin e Venecias por ka çuar për miratim në një Kuvend ilegjitim masa të tjera që forcojnë kapjen e shtetit, kapjen e drejtësisë, kapjen e Gjykatës Kushtetuese. E gjitha kjo ka çuar vendin në kolaps total. Të drejtat e qytetarëve janë të kërcënuara. Prona e qytetarëve është e kërcënuar, jeta e qytetarëve është e kërcënuar sepse shteti shqiptar, Republika e Shqipërisë sot nuk është e shqiptarëve por e një grupi pushtetarë të lidhur me një grup kriminelë dhe oligarkësh që së bashku kanë kapur zgjedhje, parlamentin, bashkitë, Gjykatën Kushtetuese, gjykatat e  vendi, pronat e shqiptarëve dhe gjithçka në këtë vend kontrollohet nga pushtet. Kjo nuk është  demokraci. Ky nuk është shteti ligjor, ndaj me Komisionin e Venecias diskutuam, jo  vetëm problematikën e rënduar që  nga fillimi i kapjes së drejtësisë dhe i shkatërrimit të Reformës në Drejtësi, por dhe rrugën e daljes”, tha ai.

“Rruga e daljes është e qartë, të kthehet legjitimiteti i institucioneve, të kemi një parlament që është produkt i votës së qytetarëve, që ka të lidhur me qytetarë. Një parlament një qeveri që ka dalë nga dosjet 184 dhe 339  nga bashkëpunimi i bandave dhe krimit të organizuar është peng i tyre do t’u shërbej atyre dhe oligarkisë. Kjo është zgjidhja para shqiptarëve, do të vazhdojmë me Shqipërinë e 12 pushtetarëve  dhe oligarkëve apo do u kthejmë Shqipërinë e të gjithë shqiptarëve përmes zgjedhjeve të lira dhe të ndershme dhe përmes sundimit të ligjit dhe të barazisë para ligjit të gjithë shqiptarëve dhe jo shfaqe propagandistike që nuk i hedhin dot hi syve as shqiptarëve as miqve tanë ndërkombëtarë”, u shpreh Basha.

Përsa i përket qeverisë teknike dhe zgjedhjeve të parakohshme, Basha tha se “zgjidhja që ne kërkojmë nuk e kërkojmë për veten tonë. Ne sakrifikuam gjithçka për t’i hapur rrugën një zgjidhje politike për shqiptarët. Nëse pala tjetër  do të vazhdojë të përdor në mënyrë të paligjshme pushtetin e paligjshëm, paratë e pista të krimit të organizuar dhe të vendosë interesat e pushteti të vet dhe të atyre që ka ardhur në pushtet kriminelëve dhe oligarkëve, kundër  interesave të shqiptarëve, atëherë opozita bashkë me qytetarët do marrin vendimet që i takojnë një shoqërie evropiane për  t’u përballur me një grusht njerëzish që kanë marrë peng vendin”./ATSH/

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Ndërprerje të energjisë elektrike në Kosovë, bizneset ankohen për dëme

Ndërprerje të energjisë elektrike në Kosovë, bizneset ankohen për dëme

23 December, 2025
Kompozitori/ Ndarja nga jeta e këngëtarit të njohur Shemsi Krasniqi, Zef Çoba: Kënga ‘Xhamadani vija vija’ la pas gjurmë të rëndësishme

Kompozitori/ Ndarja nga jeta e këngëtarit të njohur Shemsi Krasniqi, Zef Çoba: Kënga ‘Xhamadani vija vija’ la pas gjurmë të rëndësishme

23 December, 2025
Tensionet në kulm Venezuelë-SHBA, mblidhet Këshilli i Sigurimit të OKB

Tensionet në kulm Venezuelë-SHBA, mblidhet Këshilli i Sigurimit të OKB

23 December, 2025
Çmimi i arit arrin rekord të ri

Çmimi i arit arrin rekord të ri

23 December, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result