• Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
Saturday, May 10, 2025
  • Login
ALB UK News
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
No Result
View All Result
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
No Result
View All Result
ALB UK News
No Result
View All Result
Home Albania
Basha me gratë: Në 8 vite Rama i keqpërdori ato si makijazh, ne do i paguajmë njësoj si burrat

Basha me gratë: Në 8 vite Rama i keqpërdori ato si makijazh, ne do i paguajmë njësoj si burrat

by albnews
11 April, 2021
in Albania
0
1
VIEWS

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, gjatë një takimi që ka bërë me gratë në Burrel,  ka premtuar se me ardhjen e PD-së në pushtet pas 25 prillit do të frenojë diskriminim që u bëhet grave me pagat duke premtuar se ato do të paguhen njësoj si burrat.

Kryedemokrati tha se familja është në qendër të programit të PD dhe se fokusimi te gratë dhe rinia do të shmang edhe largimin e të rinjve. Ai nuk ka kursyer as kritikat për kryeministrin Rama, i cili tha se në 8 vite i ka keqpërdorur gratë si makijazh dhe solli dobësim të pozitës së tyre në shoqëri.

“Ne kemi dëgjuar shumë fjalë. Në këto 8 vite janë bërë premtime pafund për çdo fushë të jetës e në veçanti për gruan shqiptare. Por në fakt realiteti është se papunësinë më të madhe e vuajnë gratë, se plagën e madhe të emigracionit që ka krijuar largimi i të rinjve e vuajnë nënat. Fakti është se si në çdo fushë tjetër të jetës dështimet e këtyre 8 viteve në raport me të drejtat e grave, me mundësitë e grave për punësim, me pagat e barabarta nuk mund të fshihen pas fasadës.

Mund të marrësh 4 apo 5 gra dhe zonja dhe t’i keqpërdorësh për të treguar se gjoja t’i i respekton ato por sa kohë që ai që do të jetë model jo thjesht për vendimet që merr por dhe për sjelljen e tij, i pari i qeverisë,  përdor gjuhë të papranueshme, fyese, denigruese ndaj bashkëpunëtoreve gra, ndaj gazetareve gra dhe ndaj grave në tërësi dhe për sa kohë fjalët nga veprat i ndan jo një det por një oqean atëherë këto 8 vite e kanë treguar fare qartë se çfarë bilanci sjellin, një përkeqësim në çdo fushë të pozitës së gruas në shoqëri. Jo më kot në programin tonë për qeverisjen e pas 25 Prillit gruaja zë një vend të veçantë dhe ne e kemi futur në program nën një titull mund të them i cili është i thjeshtë për t’u kujtuar “grua e fortë, Shqipëria e fortë”. Por nuk është i lehtë për t’u zbatuar.

Që të zbatohet na duhet ndihma e të gjithë nënave, e të gjithë bashkëshorteve, e gjithë motrave dhe grave shqiptare e gjithë vajzave shqiptare. Na duhet në radhë të parë për të korrigjuar dështimin më të madh që është ekonomia. Një nga plagët më të mëdha të qarkut Dibër, pjesë e cilës është dhe Mati, është papunësia. Së pari, duke mundësuar nëpërmjet shtytjes pozitive, asaj që quhet diskriminimi, të trajnojmë dhe të ritrajnojmë, t’i japim mundësin për trajnim dhe ritrajnim profesional të paguara nga qeveria grave shqiptare, ç’ka është e domosdoshme për t’i përgatitur për tregun e punës dhe kjo do të ecë paralel me përpjekjet tona. Masat fiskale dhe ekonomike që do të sjellin investime shqiptare dhe të huaja. Investimet kërkojnë krah të kualifikuar pune të çdo niveli, nga niveli bazik i prodhimit te niveli i menaxhimit.

Ndaj, në planin tonë, përfitimi që do të ketë rinia me 20 trajnime profesionale nga Aleanca Europiane e Universiteteve me financim shqiptare por edhe të Bashkimit Europian, do të përfitojë edhe gruaja shqiptare, edhe vajzat shqiptare, të rejat shqiptare. Së dyti, duhet të garantojmë që ajo që shkruhet, të zbatohet. Shkruhet që për punë të barabartë gratë duhet të kenë pagë të barabartë me burrat. Ne e dimë fare mirë që ky nuk është realiteti, as në shtet, as në privat. Moszbatimi i këtij rregulli bazë, sjell si pasojë shfrytëzimin. Shfrytëzimin e gruas, gjysmës së shoqërisë e cila bën dyfishin e punës, kur është e punësuar, orarin e punës dhe pastaj pjesën tjetër të kohës ja kushton familjes, fëmijëve. Si mund të kemi ne fëmijë të shëndetshëm dhe një të ardhme të sigurt në qoftë se nuk garantojmë pagë të barabartë për kushte të barabarta, jo me letër por me fakt dhe ky është një prioritet i programit dhe i planit tonë të hartuar me disa nga ekspertët dhe zonjat më të nderuara të Partisë Demokratike, eksperte po kështu të shoqërisë civile dhe mendime Europiane” –  tha Basha.

Duke e konsideruar familjen si gurëthemeli i Partisë Demokratike, Basha përsëriti planin e mbështetjes për familjet e reja dhe studentët. Sipas tij, programi parashikon për 5 mijë çifte të reja çdo vit do të kenë mundësinë të blejnë një banesë dhe shteti do të subvencionojë 100% interesat e kredisë.

“Së treti, një nga shqetësimet kryesore dhe preokupimet kryesore për ju është famija, është më kryesori faktikisht, është fëmija. Ku është shteti në raport me familjen shqiptare? Është zhdukur nga radari. Ku do të jetë nesër me ne? Për ne familja është gurëthemeli i shoqërisë, për Partinë Demokratike, për Partinë Popullore Europiane, pjesë e të cilës jemi. Ne besojmë se familja është ambienti më i shëndetshëm për të rritur individë të suksesshëm dhe për t’i dhënë mundësinë shoqërisë të eci përpara.

Së pari, do t’i mundësojmë çifteve të reja që jo thjesht të lidhin kurorë me letra, por të kenë mundësi të blejnë një banesë. Prandaj, punësimi, pagat e mira janë qëllimi kryesorë i programit tonë, por nuk mjafton, ne do të subvencionojmë nga buxheti i shtetit 5 mijë çifte të reja çdo vit, pra, 20 mijë çifte në krye të 4 viteve do të kenë mundësinë të blejnë një banesë dhe ne do të subvencionojmë 100% interesat e kredisë, një skemë që e aplikojnë edhe vende perëndimore. Në qoftë se nuk e bëjmë këtë, atëherë Shqipëria do të vazhdojë të tkurret, ca nga emigracioni, e ca nga fakti që po bie në pikiatë lindshmëria.

Po ashtu, Krydemokrati tha se do të ketë bonus prej 30 mijë lekë të vjetra në muaj për fëmijët nga momenti i lindjes deri në momentin që arrijnë 5 vjeç, tekste shkollore falas, zgjatja e orarit të mësimit me vakte të paguara nga shteti dhe financimi 100% i bursave për studentët që vijnë nga familje me të ardhura deri 640 mijë lekë të vjetra në muaj, janë vetëm disa nga vendimet e para.

Shqiptarët po bëjnë më pak fëmijë se sa mbahet mend në 40 apo 50 vjet. Faktori i dytë është që edhe kur ke një vend pune, kosto e fëmijës është e papërballueshme. Ndaj, duke filluar nga muaji i parë i qeverisjes tonë, ne do të adoptojmë bonusin për fëmijët që është 30 mijë lekë të vjetra në muaj, nga momenti i lindjes deri në momentin që arrin 5 vjeç.

Për fëmijët që fillojnë ciklin shkollor, po kështu do të ketë një ndihmë të veçantë. Tekstet shkollore do të jenë të paguara nga shteti dhe jo më këto rregulla të cilat faktikisht janë të pazbatueshme, por të paguara nga shteti dhe do t’i përkasin fëmijës. Nuk ka nevojë të marrësh tekste të përdorura apo të ndëshkohesh sepse ke bërë një shënim tek libri. Por jo vetëm kaq, duke filluar që nga viti ynë i parë i qeverisjes me qëllim që brenda 2 viteve të para ta shtrijmë në të gjithë territorin e vendit, ne do të përdorim një skemë e cila do të mundësojë që gruaja shqiptare të lehtësohet në një nga vështirësitë apo ankthet kryesore që ka çdo nënë, ku e kam fëmijën pasi del nga shkolla.

Ne do të adoptojmë një orar të ri mësimorë, që do t’ia mundësojë familjeve që dëshirojnë që fëmijën ta mbajnë në shkollë deri në orën 4 pasdite dhe gjatë kësaj kohe, gjatë kësaj periudhe shtesë, fëmijës do t’i ofrohet një vakt i paguar, dreka pra, e paguar me paratë e buxhetit të shtetit që është një lehtësim i jashtëzakonshëm për shumicën dërrmuese të familjeve shqiptare, sikundër do të jepet mundësia që të mësojë një gjuhë të huaj, apo të bëjë detyrat e shtëpisë, apo të mësojë kompjuterin, apo të merret me diçka që ka lidhje me artin, me kulturën, një instrument muzikor ndoshta, apo sport. Pra, gjëja e parë që duhet të bëjmë është t’i kthejmë shkollat tona në tempuj, jo thjesht të dijes, po të edukimit në kuptimin e plotë të fjalës dhe kjo do të kërkojë investime të mëdha. Investime, të cilat do të jenë prioritare për buxhetin e qeverisë së ardhshme. Së dyti, do kërkoj që jo vetëm të nderojmë, respektojmë dhe të paguajmë në mënyrë dinjitoze arsimtarët aktualë, por na duhen dhe arsimtarë të tjerë për të mbuluar këtë orar shtesë, të edukimit fizik, artit, teknologjisë së informacionit, të gjuhëve të huaja.

Pyetja është njësoj si për zotimet dhe angazhimet e tjera të planit tonë: ku do t’i gjeni paratë? Përgjigjja ime ndaj çdokujt që j’ua bën këtë pyetje është: paratë do t’i gjejmë në buxhet. Aty ku i gjejnë paratë dhe ku i ka gjetur paratë 8 vite me radhë kryeministri në ikje, për t’ju dhënë miliarda, miliarda euro oligarkëve, një grushti njerëzish që janë pasuruar më shumë se sheikët e naftës. Taksat, i kanë marrë? A i kanë rritur? A premtuan 97% të shqiptarëve do të paguanin më pak taksa, kur në fakt sot të gjithë paguajnë më shumë taksa?! Faturat e energjisë i kanë rritur, naftën e kanë rritur, pra, taksat i mbledhin, madje i kanë rritur, ndërsa kur vjen puna t’jua kthejnë në shërbime, atëherë të gjitha taksat avullojnë dhe kthehen në favore për një grusht njerëzish. Ne do të paguajmë nga buxheti i shtetit për këtë program, i cili do të nisë në zonat rurale, do të nisë në qytetet e vogla, aty ku hendeku është bërë edhe më i madh, dhe pastaj do të shtrihet në çdo trevë të Shqipërisë, në të gjithë Shqipërinë. Faza e tret është padiskutim përgatitja për një profesion dhe shumicën e rasteve familjet shqiptare me të drejt e kërkojnë këtë përmes universitetit. Universitete sot janë bërë të papërballueshme për 90% të familjeve shqiptare, s’paguajnë dot tarifat e bachelor apo të master.

“Ndaj, plani ynë për rinin është në fakt edhe një plan që ju vjen në ndihmë nënave shqiptare, familjeve shqiptare që parashikon që për të gjitha familjet që kanë nën 640 mijë lekë të ardhura në muaj, shteti do të subvencionojë 100% tarifën për bachelor dhe për master. E kjo nuk është një ndihmë e vogël. Ndërkohë universitetet do të ndryshojnë natyrën e trajnimit, nuk do të japin thjesht një diplomë, por do t’i trajnojnë realisht për profesionin sepse mundësitë që një i ri apo e re, një bir apo bij e juaja të gjejnë një vend pune, pasi të jetë trajnuar siç duhet. Në Shqipërinë e të nesërmes, do të jenë shumë të mëdha. J’ua them këtë duke e krahasuar Shqipërinë, jo me vendet e BE-së, por duke e krahasuar me vendet që kemi rreth e qark, me Maqedoninë e Veriut, me Kosovën, me Malin e Zi“, tha Basha.

Previous Post

Tritan Kalo: Mos e refuzoni vaksinën dhe zbatoni masat, ende shumë larg fitores

Next Post

Meghan Markle nuk do të jetë në varrimin e Prince Philip

albnews

albnews

Related Posts

Berisha: Ne që përmbysëm dikur një diktaturë, ne do përmbysim këtë diktaturë! Ne që anëtarësuam Shqipërinë në NATO, do anëtarësojmë Shqipërinë në BE
Albania

Berisha: Ne që përmbysëm dikur një diktaturë, ne do përmbysim këtë diktaturë! Ne që anëtarësuam Shqipërinë në NATO, do anëtarësojmë Shqipërinë në BE

9 May, 2025
PD nxjerr emra, denoncon shkelje masive në procesin zgjedhor
Albania

PD nxjerr emra, denoncon shkelje masive në procesin zgjedhor

9 May, 2025
VIDEO/ U përplas me shtyllën në mes të rrugës, momenti kur rrëzohen 3 çiklistë në Tiranë në etapën e parë të Giro d’Italia
Albania

VIDEO/ U përplas me shtyllën në mes të rrugës, momenti kur rrëzohen 3 çiklistë në Tiranë në etapën e parë të Giro d’Italia

9 May, 2025
Next Post
Meghan Markle tregon aksesorin më të rëndesishëm për një femër

Meghan Markle nuk do të jetë në varrimin e Prince Philip

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

28 June, 2024
Ukraina dështon në grabitjen e bombarduesit strategjik të Rusisë

Arrestohet në Londër shqiptarja e shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, ja për çfarë akuzohet

8 July, 2024

Nga Av. Naim Hasani/ “Kush ka hyre ilegalisht ne Britani, nuk do te behet asnjehere shtetas Britanik”

11 February, 2025
Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

12 August, 2024
Albania Today Part 2 ( Ministria Turizmit , Toptani Shopping Center , Plaza Tirana Hotel.)

ALB UK is airing a documentary against the stereotype Sky news portray on Albanians and Albania.

0

Ngrohja globale po afron

0

Salah kthehet në makineri golash, Liverpuli drejt vendit të dytë

0

3 mijë emigrantë të kapur gjatë muajit janar-shkurt

0
Berisha: Ne që përmbysëm dikur një diktaturë, ne do përmbysim këtë diktaturë! Ne që anëtarësuam Shqipërinë në NATO, do anëtarësojmë Shqipërinë në BE

Berisha: Ne që përmbysëm dikur një diktaturë, ne do përmbysim këtë diktaturë! Ne që anëtarësuam Shqipërinë në NATO, do anëtarësojmë Shqipërinë në BE

9 May, 2025
Franca po ndërton “bishën” e detit, aeroplanmbajtësja më e madhe në Europë

Franca po ndërton “bishën” e detit, aeroplanmbajtësja më e madhe në Europë

9 May, 2025
Shpërthime të forta në aeroportin ndërkombëtar të Kashmirit – India dhe Pakistani në prag lufte?

Shpërthime të forta në aeroportin ndërkombëtar të Kashmirit – India dhe Pakistani në prag lufte?

9 May, 2025
Vjosa Osmani: BE duhet t’ia heqë masat Kosovës dhe t’i ndalë politikat akomoduese ndaj Serbisë

Vjosa Osmani: BE duhet t’ia heqë masat Kosovës dhe t’i ndalë politikat akomoduese ndaj Serbisë

9 May, 2025

Popular Stories

  • Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

    Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

    4669 shares
    Share 1868 Tweet 1167
  • Arrestohet në Londër shqiptarja e shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, ja për çfarë akuzohet

    2377 shares
    Share 951 Tweet 594
  • Nga Av. Naim Hasani/ “Kush ka hyre ilegalisht ne Britani, nuk do te behet asnjehere shtetas Britanik”

    1857 shares
    Share 743 Tweet 464
  • Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

    1806 shares
    Share 722 Tweet 452
  • Gjyqtari britanik paragjykon shqiptarin në gjyq: Historinë tënde e dëgjoj çdo javë

    1693 shares
    Share 677 Tweet 423
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
  • Lajme

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme

© 2023 ALBUKTV.COM