Basha me vajza profesioniste: S’ke bilanc për 8 vite dhe premton për 4 vitet e ardhshme?!

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Pas takimit me gratë biznesmene në Elbasan, kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha këtë mesditë është takuar me profesioniste të ndryshme për të diskutuar në lidhje me programin e qeverisjes.

Në këtë takim nuk kanë munguar as fytyrat e njohura televizive si vajza e ish deputetes demokrate, Ada Deda dhe moderatoret Fatma Haxhialiu e Sara Gjordeni.

Sipas kryedemokratit, prishja e ekuilibrave të shoqërisë e ka zanafillën në 8 vite dështim dhe pa asnjë bilanc të një njeriu që politikën e përdor si një art mashtrimi.

“Në veçanti në kushtet kur barku është bosh, tavolina është bosh, dollapi është bosh, arka është bosh, xhepat janë bosh. Krizë e cila ka progresuar vit pas viti këto 8 vite. Në këto momente pastaj… se edhe romakët i thonin bukë dhe cirk por ishte buka e para. Ky tani ka thënë vetëm cirk, s’kam asgjë. Dhe kur nuk ke bilanc pastaj e ke më të vështirë të krijosh besueshmëri. Çfarë do të premtosh? Ti s’ke bilanc për 8 vite dhe premton për 4 vitet e ardhshme. Politika mund të jetë art shërbimi ose art mashtrimi. Është art shërbimi kur unë përfill një racional, kur ruan raportet midis këtë që zoton të bëj, bilancin e kam bërë apo se kam bërë dhe gjykimi pastaj që bën votuesi me votë. Ky është thelbi i demokracisë. Ana e dytë për brezin tim, ne mbajmë mend patetizmin e regjimit dhe me gjithë varfërinë atë hipokrizinë, terrorin, kishte një hipokrizi me të cilën fillonte dhe mbaronte dita. Ashtu ishin edhe hipokritë më njëri-tjetrin sepse pasojat e mosqendrimit në linjën politike parti-shtet ishin shumë të rënda, ishte burgosja”, u shpreh Basha.

Share This Article