ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Zarah Sultana merr drejtimin e kompanisë që mbante 800,000 £ në donacionet e Your Party pas një debati të madh 6 hours ago
Kina nuk ka interes të mbledhë të ashtuquajturat informacione inteligjence mbi parlamentin e Mbretërisë së Bashkuar – zëdhënësi Ministrisë së Jashtme të Kinës 6 hours ago
Bora godet LONDRËN (video) 6 hours ago
Mbretëria e Bashkuar dëshiron një marrëveshje për aksesin në fondin e mbrojtjes të BE-së, por ‘jo me çdo çmim’ 6 hours ago
Starmer do të përballet me PMQ-të e para mes shqetësimeve të deputetëve të prapavijës për shtypjen e azilit 6 hours ago
Next
Prev
Home Show - Biz Shqiperia

Basha merr përgjegjësitë për situatën në PD: “Jam fajtor për krizën, me mençurinë time do t’i zgjidh problemet!”

albnews by albnews
28 June, 2023
in Shqiperia
0
Basha merr përgjegjësitë për situatën në PD: “Jam fajtor për krizën, me mençurinë time do t’i zgjidh problemet!”
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Kandidati për kreun e PD, Lulzim Basha gjatë një takimi me demokratët e degës 4 në Tiranë, ka pranuar përgjegjësitë e tij për situatën ku ndodhet sot Partia demokratike.

Basha theksoi se ai është përgjegjës për vonesën në rinovimin e partisë, por në të ardhem me mençurinë që e karakterizon do ta zgjidhë këtë problem.

RelatedPosts

Reshjet në Lezhë, përmbytje në disa lagje, probleme dhe me energjinë elektrike

Nisin shirat, dita e sotme me shtrëngata dhe stuhi, Alpet me borë

Drejtor i ri në krye të burgut të Durrësit

Postimi i Bashës:

Partia Demokratike është partia e parë opozitare, partia e shpresës shqiptare dhe pa asnjë diskutim i takon të rikthehet në vendin që i ka dhënë historia dhe shqiptarët, sigurisht në një aleancë të fortë me SHBA, Britaninë e Madhe dhe BE.

Ne do të bëjmë ndarjen në mënyrë të qartë dhe përfundimtare të së ardhmes nga e shkuara. Për ne nuk ka bashkëfajtorë dhe bashkëvuajtës!

Jemi shumë të vonuar në procesin e rinovimit të partisë. E për këtë unë e pranoj përgjegjësinë time. Do të vendosim energjinë e rinisë përpara dhe pjekurinë e mençurinë e përvojës si mbështetje ndaj saj.

Ne ndahemi nga mentaliteti i turmës, ku fajet bëhen kolektive për t’i ikur përgjegjësisë. Ata që shkelin ligjin dhe abuzojnë me pushtetin janë thjesht fajtorë. Vetting-u i politikanëve është kontributi më i rëndësishëm që gjithkush që e konsideron veten të pastër mund të japë për një politikë të pakorruptuar dhe inkriminuar, që i jep fund politikës së përbaltjes.

Kjo përballje nuk është aspak e lehtë. Ata kanë kaluar 32 vjet me pushtet dhe janë bashkë për të ruajtuar status quo-në.  Por, siç e dëshmon historia, atëherë kur duken më të fortë, perandoria e tyre shembet më shpejt.

Me besimin tuaj do të jem kryetari i Partisë Demokratike dhe politikani që jep një model ndryshe nga ai konfluktual, me të cilin qytetarët janë mbingopur gjatë tranzicionit. Do të jem politikani që problemet personale të pushtetit, nuk i kthen në problemin e partisë, aq më pak të Shqipërisë.

Modelin e kam dhënë edhe gjatë kësaj kohe, tekas shumëkush nuk ka qenë dakord, unë nuk i jam përgjigjur baltës me baltë. Në fund të fundit, ky është modeli që refuzojnë shqiptarët dhe nga i cili përfiton kundërshtari ynë.

Ky është misioni i ri i Partisë tonë. Një parti moderne, që reflekton kohën, shoqërinë dhe nevojat e saj, që respekton kontributet, garanton karrierën, forcon meritokracinë, e hapur ndaj të rinjve dhe mendimeve të reja. Ky është modeli që duhet t’u japim shqiptarëve, si shembull i ndryshimit që po ndërmarrim për Shqipërinë.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Zarah Sultana merr drejtimin e kompanisë që mbante 800,000 £ në donacionet e Your Party pas një debati të madh

Zarah Sultana merr drejtimin e kompanisë që mbante 800,000 £ në donacionet e Your Party pas një debati të madh

19 November, 2025
Kina nuk ka interes të mbledhë të ashtuquajturat informacione inteligjence mbi parlamentin e Mbretërisë së Bashkuar – zëdhënësi Ministrisë së Jashtme të Kinës

Kina nuk ka interes të mbledhë të ashtuquajturat informacione inteligjence mbi parlamentin e Mbretërisë së Bashkuar – zëdhënësi Ministrisë së Jashtme të Kinës

19 November, 2025
Bora godet LONDRËN (video)

Bora godet LONDRËN (video)

19 November, 2025
Forcat britanike u vendosën për të gjurmuar anijen ruse të spiunazhit në buzë të ujërave të Mbretërisë së Bashkuar

Mbretëria e Bashkuar dëshiron një marrëveshje për aksesin në fondin e mbrojtjes të BE-së, por ‘jo me çdo çmim’

19 November, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result