Basha mesazh demokratëve: Askush nuk është i tepërt, qëllimi ynë rrëzimi i Ramës

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Një ditë pas Kuvendit të PD-së, kryetari Lulzim Basha ka përcjellë një mesazh për delegatët.

Në mesazh Basha thotë se e kupton presionin që kanë pasur përgjatë këtyre ditëve por nënvizon se nuk bëhet fjalë për fatin e një individ por të një partie.

Kryedemokrati ka kërkuar që të gjithë të jenë bashkë në një qëllim, për një parti më të forte deri në rrezimin e Ramës.

Mesazhi i Bashës:

Te nderuar anetare te Kuvendit Kombetar, te dashur demokrate e demokrate!

Ju falenderoj me mirenjohje per kontributin tuaj, per angazhimin dhe perkushtimin per te ardhmen e Partise Demokratike.

E di qe nuk kane qene dite te lehta per ju, e di qe keni qene nen presion, por me mire se kushdo ju e dini se ketu nuk behet fjale per fatin e nje individi por per fatin e PD-se.

Ne duhet te vazhdojme rrugen tone, duke mirekuptuar cdonjerin prej nesh qe sot, per shume arsye kane mendime te tjera por askush nuk eshte i tepert, te gjithe jane pjese e familjes tone. Une kam degjuar cdo kritike dhe natyrisht i mirepres pa asnje paragjykim, sepse ne te gjithe se bashku kemi vetem nje qellim, nje Parti Demokratike te forte dhe rrezimin e Edi Rames.

Mirenjohje dhe respekt per secilin prej jush!

Pershendetje te perzemerta,
Lulzim Basha

Share This Article