Nga selia blu Kryetari i PD-së Lulzim Basha iu drejtua shqiptarëve me një mesazh ku u tregoi shqiptarëve se PD hyri në një garë që nuk ishte e ndershme.
Akuzoi maxhorancën se bëri gjithcka për të të shkatërruar garën e ndershme elektorale.
Pjesë nga fjalimi i Bashës:
Teksa muzgu i kësaj mbrëmjeje po bie, mbi mallet dhe luginat e Shqipërisë një tjetër hije po avitet në zemrat e mendjet e shqiptarëve anembanë vendit.
A është ky muzg i shpresës dhe ëndrrës për ndryshim për Shqipërinë demokratike europiane. Kemi shumë vite që luftojmë për demokracinë u deshëm shumë vite tërrëzojmë rregjimin komunist por ia dolëm.
Edhe këtë muaj ne bëmë betejë për demokracinë. Unë besova se falë fuqisë së mrekullueshme të popullit tonë ti kthenim Shqipërisë demokracinë por nuk mjaftoi, sepse këto zgjedhje nuk kishin të bënin me demokracinë.
Hymë në këtë betejë jo me një kundërshtar politik me një regjim që bëri gjithçka për të shkatërruar gjithçka për të shkatërruar garën e ndershme elektorale. Ndryshuan Kushtëtutën e Kodin Zgjedhor duke thyer të gjitha rregullat.
Dhjetra mijëra vota të pavlefshme, numri më I madh ndonjëherë dy herë më shumë se diferenca mes palëve. Miliona euro të hedhura për të realizuar blerjen më të madhe industriale të votës duke shkaktuar deformimin më të madh të vullnetit të zgjedhësve. Përdorën milionat e koncesioneve të korruptuara, vodhën të dhënat personale të qytetarëve, kërcënuan e shantazhuan votuesit, administratën gazetarët e mediat duke e bërë edhe më të madhe masakrën elektorale.
Edi Rama ka bashkëpunar dhe vazhdon të bashkëpunojë hapur me përfaqësues të krimit si Tom Doshi që ka botën demokratike kundër. Kandidoi përsëri përfaqësues të krimit në listat e tij. Pavërisht kësaj sollëm një demokraci të madhe. Jemi më të vendosur se kurrë. Kushdo që mendon se do të dorëzohemi nuk na njeh mirë. Ne do ta vazhdojmë betejën me gjithë fuqinë tonë. Do të vazhdojmë të luftojmë deri në fitore sepse misioni ynë është më I madh se të gjithë ne.