Basha mirënjohjeje për Engelin: Mik i shtrenjtë dhe avokat i palëkundur i vendit tonë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha përmes një mesazhi mirënjohjeje ndaj kongresmenit amerikan Eliot Engel, ka vlerësuar mbështetjen e tij gjatë 3 dekadave të fundit për të sjellë pavarësinë e Kosovës dhe tranzicionin demokratik në Shqipëri.

Basha në mesazhin e tij thekson se bashkëpunimi do të vijojë edhe më tej me Engel.

“Shpreh mirënjohjen time më të thellë për mikun tonë të shtrenjtë dhe avokatit tonë të palëkundur Eliot Engel. Faleminderit për mbështetjen vendimtare gjatë 3 dekadave, që ka sjellë pavarësinë e Kosovës dhe tranzicionin demokratik në Shqipëri, përfshirë anëtarësimin në NATO. Do të vazhdojmë më tej së bashku punën e papërfunduar ende”,  shprehet Basha. /ATSH/

Share This Article