Basha: Modelet komuniste ende lëndojnë lirinë dhe virtytin e besimit

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kryetari i Partisë Demokratike përkujtoi sot 55-vjetorin e shpalljes së Shqipërisë vend ateisht nga ish-diktatura komuniste. Në një postim në Facebook, lideri i opozitës shkruan se duhet të kujtohet sakrifica e klerikëve dhe besimtarëve që mbajtën ende të ndezur dritën e besimit nën regjimin e egër komunist. Sipas tij, 48 vitet e diktaturës nuk duhet të harrohen kurrë.

Në fund, Basha nënvizon se tranzicioni ende nuk e kanë bërë drejtësinë për terrorin komunist. Sipas tij, fryma e atij regjimi ende lëndon liritë e virtytë dhe besimit sot.

POSTIMI I LULZIM BASHËS:


Sot 55 vite më parë, diktatura që u kishte shpallur luftë të gjitha fuqive të globit, nisi luftën edhe kundër Zotit. Kishat, xhamitë dhe teqetë u hodhën në erë, klerikët u vranë, u torturuan dhe u burgosën, besimtarët u përndoqën.

Në këtë përvjetor ne duhet të nderojmë sakrificën bujare të klerikëve dhe besimtarëve që e mbajtën ndezur dritën e besimit nën terrorin e regjimit komunist. Dekadat e ankthit dhe shkretëtirës shpirtërore e morale nuk duhen harruar kurrë.

30 vitet e tranzicionit nuk e kanë bërë drejtësinë për atë terror të pashembullt. Modelet e asaj tradite të keqe komuniste vijojnë të lëndojnë lirinë dhe virtytin e besimit.

Share This Article