Basha: Mosbindja civile do të shtrihet nga jugu në veri

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!


Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, pas mbylljes së protestës para Kuvendit shqiptar, ka thënë se më vendi nuk ka qeveri, nuk ka Kuvend, nuk ka as polici, për të cilët ka thënë se më nuk i njohin.

Basha bëri këtë deklaratë nga selia e PD-së, ku ishin mbledhur shumë simpatizantë të PD-së, pas mbylljes së protestës para Kuvendit, e cila u shoqërua me tensione dhe policia hodhi gaz lotsjellës disa herë ndaj protestuesve që tentuan të çajnë kordonin.

 “I treguam Maduros së Ballkanit dhe mbarë botës se ky vend ka zot. Sot Edi Rama përdori dhunën e verbër ndaj qytetarëve që protestuan në paqe. Sot, Edi Rama përdori dhunën e vepër ndaj qytetarëve që protestonin në paqe. Sot, ne nuk kemi më Kuvend, nuk kemi më qeveri dhe për fat të keq nuk kemi as polici. Kemi një bandë hajdutësh dhe kriminelësh që kanë vjedhur Shqipërinë. Sonte le t’i çojmë këtë mesazh çdo qytetari, që ne nuk njohim më jo vetëm qeverinë e krimit por edhe policinë e krimit. Mosbindja civile do të shtrihet nga jugu në veri dhe do ta çlirojmë këtë vend. Çdo kush me uniformë, me syze analisti apo kostum oligarku që është pranë kësaj bande, është tradhtar i popullit të vet, është tradhtar i interesave të qytetarëve të thjeshtë dhe do të trajtohet si tradhtar i qytetarëve të thjeshtë.  Të bashkuar si asnjëherë, demokratë dhe socialistë, myslimanë dhe të krishterë vazhdojmë rrugën tonë drejt demokracisë evropiane”, tha Basha.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply