ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Koreja e Veriut kremtoi më 10 tetor 2025 80-vjetorin e Partisë Punëtore të Koresë (WPK) VIDEO 3 hours ago
Producenti i ri i James Bondit i gatshëm për ‘sfidën’ 4 hours ago
Një lifting në moshën 28 ​​vjeç? Pse të rinjtë po i drejtohen kirurgjisë plastike 4 hours ago
Administrata Trump fillon të pushojë nga puna mijëra punëtorë 4 hours ago
Danimarka do të forcojë mbrojtjen e Arktikut me anije, avionë dhe seli të reja 4 hours ago
Next
Prev
Home Albania

Basha: Në 30 vite demokraci, përmasat e masakrave zgjedhore nuk kanë qenë të tilla si të 25 prillit

albnews by albnews
8 June, 2021
in Albania
0
Basha: Në 30 vite demokraci, përmasat e masakrave zgjedhore nuk kanë qenë të tilla si të 25 prillit
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Kryetari në detyrë i Partisë Demokratike, Lulzim Basha zhvilloi sot takime me demokratët e degëve 6 dhe 16 në Tiranë si dhe me demokratët në Shijak.

Gjatë takimit me demokratët në Tiranë Basha u shpreh se, “kurrë më parë më parë në 30 vite demokraci me gjithë krizat e saj, përmasat e masakrave zgjedhore nuk kanë qenë të tilla si të 25 prillit. Qoftë në volumin e të keqes, qoftë blerje votash, dhunim, shantazh, kërcënim, shpunësim, qoftë në katalogun e padrejtësive duke filluar nga rikthimi në jetë i praktikave të sigurimit të shtetit përmes vjedhjes dhe përdorimit e të dhënave personale”.

RelatedPosts

Snajperë dhe ekspertë dronësh/ Gazeta zvicerane: Serbi-Shqipëri, ndeshja më e ndezur në botën e futbollit

Kupa e Botës 2026, Kombëtarja i jep fund përgatitjeve për ndeshjen ndaj Serbisë

Hysaj: Kemi ardhur për fitore në Serbi

“Më 25 prill përkohësisht përmes këtyre mekanizmave është ndalur aspirata e shumicës dërrmuese të shqiptarëve për ndryshim.  Më 25 prill përkohësisht ka rënë demokracia, ka rënë demokracia dhe këtë duhet ta themi me gojën plot sepse demokraci nuk është një koncept abstrakt, por është vullneti i shumicës. Kur vullnetit të shumicës i mbivendoset dhuna, tjetërsimi, mekanizmat e shtetit, të bandave, të pakicës atëherë nuk ka demokraci”, tha Basha.

“25 Prilli nuk ka sjellë asnjë zgjidhje për Shqipërinë, nuk i është përgjigjur asnjë pyetjeve të shqiptarëve. I ka zmadhuar dilemat dhe pikëpyetjet që ata kishin, i ka bërë dhe më të mëdha dhe më të thella plagët e para 25 Prillit”, theksoi Basha.

“Njësoj si 31 marsi i ’91, 25 Prilli ishin zgjedhje pa zgjidhje. Tani në këtë stacion duhet të kemi vetëdije se barra jonë është e dyfishtë. Akoma ne mbajmë mbi supe barrën për ndryshim. Ndryshimin për të cilën shqiptarët votuan që e deshën me 25 prill dhe e duan sot akoma më shumë. Por  tani më edhe barrën për të luftuar për demokracinë përkohësisht të asgjësuar më 25 prill. Beteja për demokraci kërkon kurajo, kërkon vetëdije, kërkon bashkim, kërkon besim tek njëri tjetri, kërkon ta organizojmë atë shumicë të cilës me 25 prill i është imponuar pakica. Dhe këtë mund ta bëjmë dhe do ta bëjmë duke qëndruar të bashkuar, duke ruajtur vetëdijen për atë çfarë arritëm me 25 prill përkundër masakrës zgjedhore, duke treguar gatishmërinë për të përmirësuar, korrigjuar, shtuar ato që ka nevojë dhe që janë  në dorën tonë t’i bëjmë. Dhe mbi të gjitha duke mos harruar se në betejën dhe në rrugën që na pret kyçi i suksesit do të jetë nëse do të jemi në gjendje përsëri ti marrim me vete shqiptarët dhe ti bindim se beteja që do të vazhdojmë deri në fund po bëhet për ta dhe jo për karriget tona”, u shpreh Basha.

Ndërsa në takimin me demokratët e Shijakut, Basha u shpreh se “këtu në Shijak përballja ka qenë njësoj si në të gjithë Shqipërinë, me fenomenin e shtetit të bërë njësh me partinë. Ajo që i vuri kapakun në Shijak e në Durrës, për një javë shpërndanë 89 herë më shumë lekë për dëmet e tërmetit sesa ç’kishin shpërndarë në 15 muaj”.

“Gjithësecili prej jush të çohet këtu dhe të përshkruaj me penelata shumë më të ndezura se e keni parë me sytë tuaja se çfarë ka ndodhur në Shijak, se çfarë ka ndodhur në Durrës dhe në gjithë Shqipërinë. Prandaj termi masakër zgjedhore është minimumi. Në fakt më 25 Prill është vrarë demokracia”, tha Basha./ATSH/

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Koreja e Veriut kremtoi më 10 tetor 2025 80-vjetorin e Partisë Punëtore të Koresë (WPK) VIDEO

11 October, 2025
Producenti i ri i James Bondit i gatshëm për ‘sfidën’

Producenti i ri i James Bondit i gatshëm për ‘sfidën’

11 October, 2025
Një lifting në moshën 28 ​​vjeç? Pse të rinjtë po i drejtohen kirurgjisë plastike

Një lifting në moshën 28 ​​vjeç? Pse të rinjtë po i drejtohen kirurgjisë plastike

11 October, 2025
Administrata Trump fillon të pushojë nga puna mijëra punëtorë

Administrata Trump fillon të pushojë nga puna mijëra punëtorë

11 October, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result