Basha në Durrës: Shqipëria të jetë Evropa e shqiptarëve

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha sonte ka takuar në Durrës studentët dhe pedagogët, ku u ka bërë thirrje që të marrin pjesë në protestën e 16 marsit.

Takimi me të rinjtë dhe pedagogët është mbajtur në Pallatin e Kulturës në Durrës, ku Basha zhvilloi bashkëbisedim për problemet, me të cilat përballen ata, të cilat siç tha Basha, nuk gjeten zgjidhje nga pakti për universitetin “pasi ky i fundit doli një mashtrim i madh”.

Basha u bëri thirrje studentëve e pedagogëve që të bashkohen në protestën e 16 marsit, siç tha ai “kundër qeverisë së krimit dhe Parlamentit ilegal”. “Të gjithë bashkë, që shqiptarët mos të arratisen drejtë Evropës për një jetë më të mirë, por vetë Shqipëria të jetë Evropa e shqiptarëve”, tha Basha

Share This Article