Basha në Klimash: Shikojeni edhe tre javë këtë tra

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha para demokratëve kuksianë në Klimash është zotuar se ndryshimi i parë që do të bëjnë është heqja e traut në Rrugën e Kombit.

Sipas kryedemokratit vota për PD është ta për heqjen e traut dhe çdo pengese tjetër.

“Shikojeni edhe tre javë këtë tra. Më 25 prill Shqipëria voton ndryshimin. Kukësi voton ndryshimin dhe ndryshimi i parë për çdo shqiptar nga Konispoli në Podujevë do të jetë heqja e traut.  Nuk ka kaluar shumë kohë nga ai moment që na i mbushi zemrat me një besim si qytetarë të një kombi që ndërtoi tunelin më të gjatë në Ballkan dhe lidhi Shqipërinë me Kosovën. Vota për nr 9 është vota për heqjen e traut dhe çdo pengese,” tha Basha.

Kreu i demokratëve është pritur me ovacione nga simpatizantët ndërsa u bëri thirrje që të ruajnë distancën dhe të mbajnë maskën. Pas ndalesës në tunelin e Kalimashit, Basha është nisur drejt qytetit të Kukësit.

Share This Article