Basha në Kukës: Rama po na izolon, përballemi me varfëri ektreme

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kreu i PD-së, Lulzim Basha ka takuar këtë të premte banorët e Kukësit.

Këta të fundit, gjatë takimit me Bashën janë ankuar për taksën në Rrugën e Kombit dhe faktin se ndihen të diskriminuar dhe me më pak të drejta se një minoritet.

“Largimi i kuksianëve ka ndikuar shumë keq. Është zbrazur. Vendosja e taksës në Rrugën e Kombit është shumë kriminale. Ne nuk kemi asnjë të drejtë. Mbylli universitetin. Tokat janë të gjitha të përmbytura. Lekët e hidrocentralit i merr për vete”, tha njëri nga shitësit ambulant.

“Gjendja është më e rëndë. Edi Rama me Kukësin ka ndjekur politikë spastrimi dhe zbrazje. Ky është njeriu që na hiqet si patriot i madh, por e ka shprehur i pari, a ka mundësi me e heq Kukësin e me ja çu Kosovës që të mos kemi votën e kuksianëve. Ai e di që nuk e ka mbështetjen e kuksianëve dhe qëllimi i tij ishte zbrazja e Kukësit. Për t’i larguar nga shtëpitë e tyre dhe Kukësi kja shkallën më të lartë të emigracioni në të gjithë Shqoipërinë. Masat që ka marrë, vendosja e traut, heqja e Universitetit, mbytja dhe shkatërrimi i biznesit, ka goditur Kukësin dhe gjithë Shqipërinë”, tha Basha.

“Zotohem para jush, çdo padrejtësi që Edi Rama ka bërë kundër kuksianëve, ju premtoj që do ta zhbëjnë që në javët tona të para në pushtet”, shtoi Basha.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply