Lulizm Basha, u takua me fermerët e Pogradecit, ti cilit i jan ankuar atij për probleme të shumta. Gjatë takimit me kryetarin e opozitës, fermerët thanë se punojnë ditë e natë ndërsa prodhimi i tyre shkon dëm, ndërsa nuk ka asnjë subvencion nga shteti. Basha, i njohu ata me programin e PD, duke premtuar vëmendje të shtuar ndaj tyre.
Mungesa e subvencioneve është problem kryesorë me të cilin përballën fermerët shqiptarë.
Në Pogradec, Kryetari i Opozitës Lulzim Basha, premtoi se programi i tij qeverisës parashikon 100 milion euro në vit që shkojnë për të ulur koston e prodhimit, koston e pesticideve, koston e farërave, të inputeve bujqësore.
Shqetësues për fermerët mbetet çmimi i lartë i naftës. Pogradecarët pajisjet e tyre bujqësore i punojnë me naftë të marr në Maqedoni pasi çmimi është ndjeshëm më I lirë.
Fermerët i ankohen Bashës për mungesë tregut. Kjo sipas tyre u ja u bën të pa mundur për të punësuar të rinjtë e zonës, çka përkthehet në një arsye më tepër për t’u larguar në emigrim.
Program i Partisë Demokratike, për bujqësinë mbështet në 3 shtylla.
Subvencione, heqjen e taksave që rrisin çmimin e naftës dhe dhënien fund të tregjeve monopoliste.