Basha në samitin e PPE: Është jetike për BE-në që të fokusohet në njohjen reciproke Kosovë-Serbi

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Në samitin e Partive Popullore Evropiane për Ballkanin Perëndimor, kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha është shprehur se është e domosdoshme për Bashkimin Evropian që të fokusohet në zgjidhjen e marrëveshjes midis Kosovës dhe Serbisë, për të garantuar njohje reciproke.

“Dhe për ta arritur këtë, njohja e Kosovës nga 5 shtetet anëtare të mbetura duhet së pari të përfundojë”, shtoi kreu i PD-së.

Arsyeja, sipas Lulzim Bashës është se problemet që nuk zgjidhen, mund të kthehen në kriza.

Lideri demokrat theksoi se “vetëm në këtë mënyrë do të hyjmë në një epokë të re të bashkëpunimit dhe zhvillimit”./Euronews Albania/

Share This Article