ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Puntorët pushtojnë kazinonë e Luftar Hysës, kërkojnë pagat e prapambetura 4 hours ago
Ashtu si Shqipëri-Angli edhe në ndeshjen Kosovë-Zvicër, drejtësinë do ta vendosë një arbitër i njohur italian… 4 hours ago
BE propozon “Shengen ushtarak” 4 hours ago
Formimi i Qeverisë së Kosovës, nesër mbahet seanca e jashtëzakonshme 4 hours ago
Zvicra “hap dyert”, 85 mijë vende pune për të huajt me paga deri në 6.500 euro 4 hours ago
Next
Prev
Home Show - Biz Shqiperia

Basha në Shkodër : Partia Demokratike do të formësojë alternativën që presin shqiptarët!

albnews by albnews
14 July, 2023
in Shqiperia
0
Basha në Shkodër : Partia Demokratike do të formësojë alternativën që presin shqiptarët!
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Ish kryetari i PD Lulzim Basha, i cili po synon rikthim në krye të një fraksioni të kësaj partie, ka deklaruar se “Për Shqipërinë sot është më imediate se kurrë pastrimi i politikës nga të gjithë ata që kanë shpërdoruar besimin e qytetarëve, duke i shërbyer interesave korruptive dhe klienteliste”.

Deklaratën e tij zoti Basha e bëri gjatë një takimi me përkrahësit e tij në Shkodër.

RelatedPosts

Reshjet në Lezhë, përmbytje në disa lagje, probleme dhe me energjinë elektrike

Nisin shirat, dita e sotme me shtrëngata dhe stuhi, Alpet me borë

Drejtor i ri në krye të burgut të Durrësit

Ai ju referua çështjes së ish zëvendëskryeministrit Ahmetaj e cila është venë aktualisht në qendër të vemendjes. “Dosja e SPAK për arrestimin e Arben Ahmetaj, tregoi se si kjo qeveri miraton ligje e ndërmerr vendime vetëm për interesat kriminale të një klani” tha zoti Basha. “Drejtësia duhet të shkojë deri në fund, deri tek Edi Rama, njeriu që mban lidhjet e krimit dhe korrupsionit, sepse askush nuk mund të jetë mbi ligjin!” shtoi ai.

Ish kreu i PD tha se parlamenti duhet t’i hap rrugë pa humbur kohë vetting-ut dhe kontrollit të imtësishëm të pasurive dhe lidhjeve kriminale.
“Aleanca Qytetare për Demokracinë do të jetë koalicioni ynë për të pastruar politikën e për të mundësuar vetting-un e politikanëve, listat 100% të hapura, votën e diasporës, kufizimin e mandateteve, rritjen e mekanizmave të kontrollit të qeverisë nga Parlamenti” tha zoti Basha para përkrahësve të tij në Shkodër.

Ai premtoi se “Partia Demokratike do t’i nënshtrohet një procesi të thellë rinovimi dhe hapje ndaj profesionistëve dhe intelektualëve që ndajnë vlerat dhe vizionin tonë për një Shqipëri më të mirë.

Me demokratët që ishin në ballë të qëndresës anti-komuniste, me të persekutuarit dhe pronarët, me kontribuesit e pas vitit ’90, me burrat dhe gratë që sakrifikojnë prej dekadash, me të rinj e të reja nga brenda dhe jashtë vendit, Partia Demokratike do të formësojë alternativën që presin shqiptarët. Sot është koha e bashkimit të energjive, forcave, kapitaleve njerëzore e politike për t’i dhënë fund tranzicionit!” tha ish kryetari i PD Lulzim Basha, i cili po synon rikthim në krye të një fraksioni të kësaj partie në zgjedhjet që priten të zhvillohen në fund të korrikut.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Puntorët pushtojnë kazinonë e Luftar Hysës, kërkojnë pagat e prapambetura

Puntorët pushtojnë kazinonë e Luftar Hysës, kërkojnë pagat e prapambetura

18 November, 2025
Ashtu si Shqipëri-Angli edhe në ndeshjen Kosovë-Zvicër, drejtësinë do ta vendosë një arbitër i njohur italian…

Ashtu si Shqipëri-Angli edhe në ndeshjen Kosovë-Zvicër, drejtësinë do ta vendosë një arbitër i njohur italian…

18 November, 2025
BE propozon “Shengen ushtarak”

BE propozon “Shengen ushtarak”

18 November, 2025
Formimi i Qeverisë së Kosovës, nesër mbahet seanca e jashtëzakonshme

Formimi i Qeverisë së Kosovës, nesër mbahet seanca e jashtëzakonshme

18 November, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result