ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Britanikja Harriet Bridgeman: Ja pse s’duhet të ekstradohem në Shqipëri. Pjesë e grupit të survejimit  në vrasjen e Nikulajt 3 hours ago
BE nis sistemin e ri biometrik në kufi – Rregulla të reja për udhëtarët që hyjnë në zonën Shengen 3 hours ago
Ekspertët paralajmërojnë: Aplikacionet më të rrezikshme që duhet t’i fshini menjëherë nga telefoni juaj 3 hours ago
‘Mos u merr me mua se…’/ Publikoi video në Tik Tok duke kërcënuar Nigel Farage, gjykata shpall fajtor afganin 3 hours ago
Publikohen poezitë e Seamus Heaney të pabotuara më parë 6 hours ago
Next
Prev
Home Albania

Basha në takim me Konjufcën: Prioritet anëtarësimi i Kosovës në institucionet ndërkombëtare dhe përfundimi i dialogut Kosovë-Serbi

albnews by albnews
7 June, 2021
in Albania, Kosova
0
Basha në takim me Konjufcën: Prioritet anëtarësimi i Kosovës në institucionet ndërkombëtare dhe përfundimi i dialogut Kosovë-Serbi
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Kryetari në detyrë i Partisë Demokratike, Lulzim Basha priti sot në një takim kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca.

Pas takimit në selinë e PD, Basha u shpreh në një prononcim për mediet se, “e sigurova për mbështetjen e plotë dhe koherente të Partisë Demokratike, me të gjitha sfidat me të cilat përballet Kuvendi, qeveria dhe institucionet e Kosovës, si dhe mbështetjen e plotë dhe vëllazërore për të gjithë qytetarët e Kosovës, në sfidat e brendshme të zhvillimit ekonomik, të tejkalimit të pasojave social ekonomike të pandemisë dhe mbi të gjitha në qëndrimin krah për krah me institucionet e Kosovës për përballjen e sfidave të tjera”.

RelatedPosts

Britanikja Harriet Bridgeman: Ja pse s’duhet të ekstradohem në Shqipëri. Pjesë e grupit të survejimit  në vrasjen e Nikulajt

Osmani e mandaton Kurtin për formimin e Qeverisë së re

KQZ nis shpërndarjen e fletëvotimeve në Kosovë, gati 3.6 milionë

“Për Partinë Demokratike dhe për mua personalisht prioritet mbetet vazhdimi i njohjeve ndërkombëtare, anëtarësimi i Kosovës në institucionet ndërkombëtare dhe përfundimi me sukses i dialogut midis Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë, me njohjen e ndërsjellët të këtyre dy shteteve si një investim i domosdoshëm për të çimentuar stabilitetin dhe orientimin euroatlantik, të rajonit tonë, të gjithë vendeve të Ballkanit Perëndimor”, theksoi Basha.

Ndërsa Konjufca u shpreh se “fati i shteteve tona është i përbashkët, meqënëse ne jemi një komb dhe më erdhi mirë kur i dëgjova qëndrimet zyrtare të Partisë Demokratike të Shqipërisë për sfidat të cilat e presin Kosovën në të ardhmen. Në veçanti prekëm dialogun me Serbinë në të cilën Kosova po përballet me qëllimet e Serbisë, të cilat rezultatin përfundimtar synojnë ta kenë destabilizimin e Kosovës dhe krijimin e një entiteti territorial serb brenda Kosovës të kontrolluar nga Beogradi duke e hapur edhe planin e Ahtisarit”.

“Më gëzoi shumë fakti që qëndrimet e Partisë Demokratike të Shqipërisë janë shumë të rëndësishme për Republikën e Kosovës, të cilat i shpjegoi edhe në fund të qëndrimeve të Partisë Demokratike të Shqipërisë, kryetari Basha. Këto na ndihmojnë për pozicionimin e Republikës së Kosovës në proceset e ardhshme, edhe në dialogun që e kemi me Serbinë, por edhe në sfidat e integrimeve europiane, sepse vetëm duke pasur një pozicion unik, të përbashkët e për të cilin punojmë duke e ndërtuar bashkë në vazhdimësi, të dy shtet tona mund të kenë sukses. Me zëra të ndarë, të fragmentuar, me qëndrime kundërthënëse, të cilat na kanë ndodhur ndonjëherë në të kaluarën, kemi përjetuar vetëm dëme të dy shtetet tona. Sa më të unifikuar që të jenë qëndrimet tona, atëherë mendoj që do të jetë më e lehtë për ne që të kemi prosperitet, por edhe më e shpejtë rruga jonë drejt synimit tonë përfundimtar, që është hyrja në Bashkimin Europian”, theksoi Konjufca./ATSH/

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Britanikja Harriet Bridgeman: Ja pse s’duhet të ekstradohem në Shqipëri. Pjesë e grupit të survejimit  në vrasjen e Nikulajt

Britanikja Harriet Bridgeman: Ja pse s’duhet të ekstradohem në Shqipëri. Pjesë e grupit të survejimit  në vrasjen e Nikulajt

11 October, 2025
BE nis sistemin e ri biometrik në kufi – Rregulla të reja për udhëtarët që hyjnë në zonën Shengen

BE nis sistemin e ri biometrik në kufi – Rregulla të reja për udhëtarët që hyjnë në zonën Shengen

11 October, 2025
Ekspertët paralajmërojnë: Aplikacionet më të rrezikshme që duhet t’i fshini menjëherë nga telefoni juaj

Ekspertët paralajmërojnë: Aplikacionet më të rrezikshme që duhet t’i fshini menjëherë nga telefoni juaj

11 October, 2025
‘Mos u merr me mua se…’/ Publikoi video në Tik Tok duke kërcënuar Nigel Farage, gjykata shpall fajtor afganin

‘Mos u merr me mua se…’/ Publikoi video në Tik Tok duke kërcënuar Nigel Farage, gjykata shpall fajtor afganin

11 October, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result