Basha në Tropojë: Kontrata që ekipi im ka lidhur shtëpi më shtëpi, do të fillojë nga dita e parë në qeverisje

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ditën e sotme ka zhvilluar takim elektoral në Tropojë.

Lideri i opozitës është pritur me brohoritje nga mbështetësit e tij të cilët e kanë shoqëruar me daulle dhe me thirrjet “Rama ik”.

“Nga ky shesh le të ushtojë ky bashkimi i madh i shqiptarëve për ndryshim i cili do të vijë për pak ditë duke votuar koalicionin për ndryshim, nr. 9. Duke votuar për fëmijët, për fermerët, për infrastrukturën e lënë pas dore, kontrata që ekipi im ka lidhur shtëpi më shtëpi e fshat më fshat do të fillojë nga dita e parë në qeverisje.

Deklarimi nënprefekturë i Tropojës dhe zhvendosja e shërbimeve në Bajram Curr, nuk do të udhëtojnë më me kilometra për një dokument. Shërbime për njerëzit afër njerëzve.

Në 25 prill votimet do të jenë më të rëndësishme të këtij vendi. Shpresën, besimin e ndjej kudo. Nëse doni që ky vend të ecë përpara, të marrin vëmendjen investimet që meritojnë të gjithë bashkë të votojmë nr. 9,” tha Basha.

Share This Article