Basha nis sot “turin e shpresës”

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kryetari i Partisë Demokratike në Shqipëri, Lulzim Basha, do të nisë sot nga Elbasani një tur takimesh në gjithë vendin.

I gjithë muaji nëntor do ti dedikohet asaj që selia blu e quan “turi i shpresës”, ndërsa Basha do të takojë qytetarët në vend për ti dëgjuar ata dhe për t’iu ofruar alternativën e Partisë Demokratike.

Pas 12 qarqeve, ky tur do të mbyllet në Greqi, ku Basha do të bisedojë me shqiptarët që jetojnë atje.

Paralelisht me ketë proces, Basha ka udhëzuar strukturat që të punojnë e të jenë gati për zgjedhje.

Për këtë qëllim të shtunën ai ka zhvilluar një seri takimesh me kryetarët e degëve, ndërsa ka ka ripërsëritur qëndrimin se zgjidhja e krizës kalon vetëm nëpërmjet zgjedhjeve të parakohshme parlamentare dhe lokale.

Share This Article