Basha: Një lutje dhe urim të veçantë për bashkëqytetarët e prekur nga tërmeti

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka uruar sot shqiptarët për Krishtlindje.

“Të dashur motra dhe vëllezër besimtarë të krishterë, në vigjilje të Krishtlindjes ju uroj nga zemra: Për shumë vjet gëzuar! Një lutje dhe urim të veçantë kam për të gjithë bashkëqytetarët e prekur nga tërmeti i 26 nëntorit. Ardhtë kjo Natë e Shenjtë plot shpresë dhe bekim për një të nesërme më të mirë”, shprehet Basha.

Ai falënderon dhe uron në këtë natë “besimtarët dhe shërbëtorët e Zotit, që me përkushtimin e tyre ndihmojnë për lehtësimin e dhimbjeve dhe vuajtjeve, duke e kthyer shtëpinë e Zotit në strehë për çdo shqiptar në nevojë”.

“Uroj nga zemra të gjithë shqiptarët, kudo ku janë, Zoti e ndriçoftë rrugën drejt begatisë dhe bashkimit tonë si një familje e madhe për të mirën dhe mbarësinë e çdo shqiptari. Për shumë vjet Gëzuar Krishtlindjen! Zoti e bekoftë Shqipërinë!”, përfundon urimin e tij Basha. 

Share This Article