ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Begaj pret në takim presidenten e KE-së, Von der Leyen: Integrimi evropian, mision kombëtar 5 minutes ago
“Po na binte të fikët në dhomë të zhveshjes, mirë që pimë ujë me sheqer”! Rei Manaj: Kjo ishte për Shqipërinë dhe Kosovën 8 minutes ago
Forumi i Investimeve “BE-Ballkani Perëndimor”, presidentja e KE-së mbërrin në Tiranë, takime me presidentin Begaj dhe kryeministrin Rama 8 minutes ago
Rama me Ursula von der Leyen: Procesi i negociatave po ecën me shpejtësi, BE dhe KE po na mbështesin fuqimisht 10 minutes ago
Karton i verdhë për shqiponjën?! 16 minutes ago
Next
Prev
Home Albania

Basha nn Berat: Ju kërkoj ta çojmë betejën deri në fund, sakrifica nuk do shkojë dëm

albnews by albnews
25 May, 2021
in Albania
0
Basha nn Berat: Ju kërkoj ta çojmë betejën deri në fund, sakrifica nuk do shkojë dëm
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha në një takim me demokratët e Beratit pohoi se do ta çojnë betejën për ndryshim deri në fund.

Gjatë fjalës së tij, lideri demokrat tha se PD-ja është më e madhe se sa gabimet e tyre.

RelatedPosts

Begaj pret në takim presidenten e KE-së, Von der Leyen: Integrimi evropian, mision kombëtar

Forumi i Investimeve “BE-Ballkani Perëndimor”, presidentja e KE-së mbërrin në Tiranë, takime me presidentin Begaj dhe kryeministrin Rama

Rama me Ursula von der Leyen: Procesi i negociatave po ecën me shpejtësi, BE dhe KE po na mbështesin fuqimisht

Sipas tij, demokratët janë të vetmit që kanë fuqinë dhe përvojën.

“Jemi të vetëdijshëm se jo vetëm në Berat po anembanë Shqipërisë, ne qëndruam fuqishëm. Ju qëndruat me kurajën më të madhe në një fushëbeteje ku ai vinte me kriminelët dhe paratë e oligarkëve dhe ne shkonim me ndershmëri, me program, me ide, me vizion dhe me zemrën e hapur për njerëzit.

Dhe në vend që të bëheshim më të dobët dhe më të pakët, në një situatë ku për herë të parë që nga 91-shi nuk kishim asnjë pushtet dhe shkonim tek qytetarët të barabartë me të, më 25 prill pavarësisht të gjithë makinacioneve dolëm më të fortë, më të mëdhenj, më të bashkuar dhe padiskutim për këtë merita i takon në radhë të parë mbi të gjitha demokratëve.

Pra, edhe në këtë moment nuk duhet të harrojmë se ajo që na mbledh këtu është të qenit njerëz me përgjegjësi politike. Dhe si njerëz me përgjegjësi politike, duke përfaqësuar Partinë Demokratike, të vetmen forcë në Shqipëri dhe në Ballkan që i ka mbijetuar sfidave dhe vështirësive të 30 viteve dhe të fatit, jemi mbledhur këtu përsëri të vetëdijshëm se jemi të vetmit që kemi fuqinë, përvojën dhe kurajën për ta çuar deri në fund betejën tonë për ndryshim.

Tani e vërteta është që se kemi bërë këtë punë për Bashën, apo jo? As për Tomorin, as për Kasemin, as për kandidatët e tjerë. S’e kemi bërë për veten tonë. Shqiptarët na ndoqën sepse e besuan që ne po e bënim këtë për ta, këtë betejë po e bënim për Ta, të vetëdijshëm që ne ishim e vetmja fuqi që mund t’i kundërviheshim regjimit. Dhe shqiptarët kam bindjen e thellë do të vazhdojnë të na ndjekin nëse japim garanci që betejën do ta vazhdojmë për ta.


Por barra e përgjegjësisë padiskutim historike bie mbi ne. Prandaj jo vetëm u jam përjetësisht mirënjohës për këtë sakrificë të çdo demokrateje dhe çdo demokrati të Beratit, të Skraparit, Poliçanit, të Kuçovës, të Urës Vajgurore dhe të gjithë Shqipërisë, por po kështu ju siguroj që asnjë pikë djersë dhe mund nuk mund dhe nuk do të shkojë kot nga ky vetëmohim dhe nga kjo sakrificë.

Me përgjegjësinë më të madhe që na kanë ngarkuar shqiptarët përkundër të gjithë kushteve të betejës së 25 prillit, jam këtu t’ju kërkoj të vazhdojmë së bashku këtë përballje. I vetëdijshëm për të gjitha çfarë kemi arritur bashkë, pavarësisht asaj dhe atyre që kishim përballë, por po kështu të gatshëm për të pranuar, për të ndrequr gjithçka që është në dorën tonë për t’u ndrequr.

Unë e di që ju e doni Partinë Demokratike të jetë e bashkuar dhe e fortë dhe ju garantoj që ky është dhe prioriteti im i parë dhe kryesor që nga kjo garë, nga ky proces i brendshëm të dalim të bashkuar dhe të fortë.

Partia Demokratike është më e madhe se gjithsecili prej nesh, duke filluar nga kryetari e deri tek anëtari më i thjeshtë dhe është edhe më e madhe se arritjet apo gabimet e gjithsecilit prej nesh, por vetëm bashkë me të gjitha arritjet dhe gabimet tona e di se mund dhe do t’ia dalim në krye për ta çuar deri në fund misionin me të cilën e kemi nisur betejën për ndryshim.”, tha Basha.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Begaj pret në takim presidenten e KE-së, Von der Leyen: Integrimi evropian, mision kombëtar

Begaj pret në takim presidenten e KE-së, Von der Leyen: Integrimi evropian, mision kombëtar

13 October, 2025
“Po na binte të fikët në dhomë të zhveshjes, mirë që pimë ujë me sheqer”! Rei Manaj: Kjo ishte për Shqipërinë dhe Kosovën

“Po na binte të fikët në dhomë të zhveshjes, mirë që pimë ujë me sheqer”! Rei Manaj: Kjo ishte për Shqipërinë dhe Kosovën

13 October, 2025
Forumi i Investimeve “BE-Ballkani Perëndimor”, presidentja e KE-së mbërrin në Tiranë, takime me presidentin Begaj dhe kryeministrin Rama

Forumi i Investimeve “BE-Ballkani Perëndimor”, presidentja e KE-së mbërrin në Tiranë, takime me presidentin Begaj dhe kryeministrin Rama

13 October, 2025
Rama me Ursula von der Leyen: Procesi i negociatave po ecën me shpejtësi, BE dhe KE po na mbështesin fuqimisht

Rama me Ursula von der Leyen: Procesi i negociatave po ecën me shpejtësi, BE dhe KE po na mbështesin fuqimisht

13 October, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result