Kreu i Partisë Demokratike u pyet në lidhje me partinë e re, të themeluar nga ish-eksponentë të rëndësishëm të Partisë Demokratike.
Ai e ka cilësuar këtë lëvizje si gjenezën e së keqes. “Gjeneza e të keqes ku jemi janë zgjedhjet false. Nuk do ketë më qeveri false, parlament fals, apo opozitë false”, ishte qëndrimi i tij.
Ndërkohë sot, në Gjykatën e Tiranës ka mbërritur kërkesa për regjistrimin e Partisë më të re në vend, të dalë nga opozita, Bindja Demokratike. Pas regjistrimit në Gjykatë partia më e re politike pritet të regjistrohet edhe pranë KQZ, për të marrë pjesë në zgjedhjet e 30 qershorit.
Deri tani kemi mësuar se partia do ketë bord drejtues me 6 anëtar, ku koordinator i bordit drejtues do jetë Astrit Patozi. Kjo bëhet që partia e re të mos ketë një drejtues që do të forcojë pozitat e tij në krye të partisë dhe me vendimmarrje të përqendruar, por për të marrë vendime kolegjiale./Top Channel