ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Irani pranon shkatërrimin e impianteve bërthamore nga sulmet amerikane 15 hours ago
Kina përgatitet për tajfunin Ragasa, evakuon gati dy milionë njerëz 15 hours ago
Çfarë po ndodh me Wizz Air Abu Dhabi 17 hours ago
Super Tajfuni Ragasa godet Hong Kongun, numri i viktimave në Taiwan rritet 18 hours ago
Mourinho dhe Benzema sërish bashkë te Benfica? 1 day ago
Next
Prev
Home Albania

Basha: Nuk kemi një krizë energjetike, por kemi krizë korrupsioni

albnews by albnews
11 October, 2021
in Albania, Technologji
0
Basha: Nuk kemi një krizë energjetike, por kemi krizë korrupsioni
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha deklaroi sot se PD ka paraqitur një plan për të nxjerrë vendin nga kriza ekonomike dhe kriza e energjisë.

Në një prononcim për mediet pas mbledhjes së grupit parlamentar, Basha tha se “të enjten do të zhvillohet seanca plenare e javës, jo vetëm rendi i ditës, por dhe gjendja që ka pllakosur në vend, janë tregues i qartë se kemi të bëjmë jo me një krizë energjetike, por me një krizë korrupsioni. Një krizë korrupsioni e cila ka nisur me vendimin që në verë të zbrazej kaskada e Drinit dhe të shitej me 1/3 e çmimit që do të blihet tani, energjia, pasuria hidrike e Shqipërisë dhe e shqiptarëve. Pra e kanë shitur 60, 70 milionë euro, e do ta blejnë 200, 220 milionë euro. Që ta blejnë do t’u duhet të marrin borxh. Borxhin do ta nxjerrin nga xhepat e shqiptarëve. Kjo është arsyeja se pse nuk është krizë energjetike, po është krizë korrupsioni”.

RelatedPosts

Shqipëria ndër vendet me rritjen më të lartë të çmimeve të apartamenteve në 2024

Berisha publikon foton: Vangjush Dako me telefon në dorë në qelinë e burgut

Rama nis fushatën në Tiranë, paradite takim me nënkryetarët e Bashkisë dhe Manastirliun, pasdite thërret deputetët dhe ministrat

“Në një vend normal, me institucione normale, sot nga i pari i sektorit, përgjegjës politikisht, tek drejtuesit famëkeq nga Çela i Durrësit e të tjerët duhet të ishin të paktën të pandehur. Por, ndërkohë që presim që institucionet e drejtësisë mos të zdërhallen tapeteve të kuq të vanitetit fundjavorë në Tiranë dhe të bëjnë detyrat e tyre para shqiptarëve dhe të taksave që u vidhen shqiptarëve, ne nuk mund të rrimë duarkryq. Ndaj, për ne kjo javë do të vazhdojë siç ka nisur. Me një ofensivë që do të ketë në qendër interesin bazik të familjeve shqiptare, sepse kjo krizë korrupsioni që po maskohet gjoja si krizë energjie, po përkthehet në rritje të tmerrshme të çmimeve të gjithanshme”, u shpreh Basha.

“Unë ju ftoj ju si media, si qytetarë, por edhe si kryetar i opozitës, t’i drejtoni kamerat dhe mikrofonat tuaj tek qytetarët në rrugë apo tek dyqanet. Tek dyqanet kamerat tuaja do të fiksojnë një numër të jashtëzakonshëm njerëzish që blejnë me listë si asnjëherë më parë në 30 vite. Nuk dua të them që ky problem lindi sot, por po ju them që sot është më i keq dhe më rëndë se kurrë. Do të shikoni një familjar që blen gjysmë buke, dy karota, dy qepë. Do të vëreni po kështu që në veçanti pas tellallit të keqes, Edi Ramës që doli dhe njoftoi rritjen e çmimeve, çmimet në fakt kanë kapërcyer, jo thjesht në energji, por në gjithçka. Sepse siç kemi thënë më parë, energjia lidhet edhe me bukën, edhe me vajin, edhe me sheqerin, edhe me miellin, edhe me orizin, edhe me mishin, edhe me fasulen, por dhe me shërbimet. E pra, të pretendosh se ka diçka më të rëndësishme sot, se kjo është papërgjegjshmëri dhe të mos bësh gjithçka që ke në dorë jo thjeshtë për ta denoncuar, për tu bërë zëri i këtyre njerëzve që ndoshta hallet dhe fukarallëku ju kanë hequr dhe zërin, në kuptimin figurativ dhe letrar të fjalës, por po kështu për të treguar me forcë që ky problem i shkaktuar nga korrupsion i Edi Ramës dhe babëzia e këtij regjimi nuk zgjidhet as me fjalime, as me propagandë, as me pseudo paketa të cilat përpiqen të fshehin vjedhjen”, vijoi ai.

Basha theksoi se, “pa diskutim shteti shqiptar sot i ka të gjitha mundësitë që ti japë fund shkakut themelor të kësaj krize. Kjo krizë ka si shkak themelor instalimin prej vitesh në Shqipëri të një regjimi pakice që përbëhet nga kryeministri aktual, një grusht ministrash, një grusht oligarkësh, disa prej tyre me lidhje direkte në sektorin e energjisë apo indirekte në raste të tjera dhe faktorit kryesor të krimit të organizuar, në funksion të të cilëve paratë e buxhetit devijohen dhe shkojnë për afera korruptive, afera korruptive të lloj llojshme, më e madhja dhe e fundit që lidhet me këtë krizë është ajo që sapo përmenda. E kanë shitur për 60-70 milionë pasurinë hidrike të shqiptarëve në verë dhe duan ta riblejnë tani trefish çmimin. Por nuk ndalen vetëm këtu, këto afera korruptive marrin forma dhe mënyra të tjera dhe shikoni sa hipokritë dhe tallës janë, sa të pashpirt janë për atë që po ju ndodh njerëzve. Dalin dhe thonë ulja e TVSH, apo heqja e TVSH nuk ul çmimin, ndërkohë për oligarkët e kanë hequr TVSH e jahteve, oligarkëve ju bëka punë, fakir fukarenjve nuk ju bën punë, mbarë popullsisë nuk i bën punë, shtresës së mesme nuk i bën punë. Pse? Sepse kështu thotë një njeri që ka humbur çdo lidhje me realitetin e përditshëm të shqiptarëve dhe qëndron në atë poltron si peng i krimit të organizuar, i oligarkisë dhe i dëshirës së pafre për të mbajtur pushtetin me çdo mjet antidemokratik. Ne kemi shpalosur para jush dhe para gjithë shqiptarëve që prej janarit të këtij viti një plan të detajuar për të nxjerrë vendin nga kriza ekonomike, ku siç mund ta mbani mend një pjesë e mirë e këtij plani ka patur të bëjë me energjinë”.

“Pavarësisht masakrës zgjedhore e cila ka pamundësuar përkohësisht zbatimin e këtij plani nga një qeveri e përgjegjshme, ne do të vazhdojmë me të gjitha format dhe mënyrat të bëjmë detyrën tonë karshi shqiptarëve. Së pari, duke vënë gishtin në plagët që këta kanë shkaktuar”, tha Basha.

Ai vijoi se, “së dyti, duke vënë gishtin në buxhetin e oligarkëve, i cili duhet urgjentisht anuluar dhe rihartuar në funksion të qytetarëve dhe së treti, duke mbështetur me të gjitha format dhe mënyrat, duke nxitur, inkurajuar dhe përkrahur të gjitha format e reagimit qytetarë. Duke qenë në krah të tyre për të bërë të mundur që të gjithë së bashku të përballemi me këtë të keqe, që siç e kam thënë nuk është thjesht dhe vetëm problem i Partisë Demokratike, apo i opozitës. Nuk është problem partiak, por është problem kombëtarë, është problem i të gjithë qytetarëve”.

“Si përfundim, një thirrje edhe për institucionet e drejtësisë. Jeni para shumë testesh, por ky është një nga testet kryesore. Është e shkruar e zezë mbi të bardhë, që kjo është një krizë korrupsioni dhe jo një krizë energjie. Faktet janë publike, ne do të sjellim kallëzimin në SPAK brenda kësaj jave. Thjesht dhe vetëm për t’iu hequr çdo alibi atyre që kërkojnë alibi. Por ata që paguhen me rroga të larta nga taksapaguesit shqiptarë, që u paguhen fluturimet për në Amerikë, por dhe në vende të tjera të Evropës për t’u trajnuar sipas praktikave bashkëkohore të FBI-së apo të drejtësisë evropiane apo amerikane. Që mbajnë pas vetes eskorta të shtrenjta oficerësh të gardës. Që u paguhet celulari, nuk janë aty për asgjë tjetër përveçse për të bërë detyrën e tyre para taksapaguesve shqiptarë. Prandaj, le ta kuptojnë në çdo minutë që janë të rrethuar nga komoditeti i zyrës dhe i favoreve të zyrës, se ajo zyrë është krijuar për një dhe vetëm një funksion: për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë dhe për të çuar para drejtësisë zyrtarët dhe politikanët e lartë që abuzojnë me pushtetin dhe që vjedhin pasuritë e shqiptarëve”, tha Basha.

“Një gjë të fundit dua ta bëj të qartë sot, dhe për këtë edhe kryetari i grupit parlamentar, edhe parlamentarët tanë do kenë kohë dhe do jenë në dispozicionin tuaj. Kushtetuta është e qartë sa i përket komisioneve hetimore. Të fshihesh dhe të fshehësh dosjen ndoshta më të madhe korruptive të këtyre viteve, dosjen ‘Beketi’, nuk është në interes të Shqipërisë, është në interes të Edi Ramës, Erion Veliajt, Ëngjëll Agaçit dhe Alma Hiçkës. Dhe disa të tjerëve, por të paktën këtyre të katërtve të cilët janë drejtpërdrejtë të implikuar në një rast ku shqiptarëve tani po iu merren, kanë filluar t’iu merren 120 milionë euro për të dëmshpërblyer Beketin, për shkak të luftës personale që Edi Rama dhe këta të tre si instrumente të tij i shpallën”, shtoi ai.

“Prandaj ta harrojnë që do t’i lejojmë apo do të pranojmë në heshtje shkeljen e Kushtetutës dhe mosaprovimin e një komisioni hetimor, i cili jo vetëm nuk e dëmton Shqipërinë, por është e vetmja mënyrë për të nxjerrë para përgjegjësisë dhe për të mundësuar që çfarëdo dëmi në përputhje me legjislacionin shqiptarë, mos të bjerë mbi xhepat e varfëruar dhe tavolinat e zbrazura të shqiptarëve, po të bjerë mbi sarajet, pasuritë dhe llogaritë ofshore të zyrtarëve të korruptuar, të cilët janë shkaku i kësaj fature dhe i këtij korrupsioni në rastin ‘Beketi’”, përfundoi ai./ATSH/

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Irani pranon shkatërrimin e impianteve bërthamore nga sulmet amerikane

Irani pranon shkatërrimin e impianteve bërthamore nga sulmet amerikane

24 September, 2025
Kina përgatitet për tajfunin Ragasa, evakuon gati dy milionë njerëz

Kina përgatitet për tajfunin Ragasa, evakuon gati dy milionë njerëz

24 September, 2025
Çfarë po ndodh me Wizz Air Abu Dhabi

Çfarë po ndodh me Wizz Air Abu Dhabi

24 September, 2025
Super Tajfuni Ragasa godet Hong Kongun, numri i viktimave në Taiwan rritet

Super Tajfuni Ragasa godet Hong Kongun, numri i viktimave në Taiwan rritet

24 September, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result