Basha paralajmëron përjashtimin e Berishës nga PD

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha në një intervistë në Ora News, paralajmëron përjashtimin e Berishës nëse sjellja e tij politike vijon të jetë e njëjtë dhe sipas Bashës dëmton interesat e PD-së.

Basha akuzon Berishën se ka shndërruar foltoren në një strehë ku pjesëmarrës ka dhe pjesëtarë të  krimit të organizuar.

“Foltorja e Berishes e mbushur me faktor te krimit te organizuar të cilët kanë punuar për Ramën”, thotë Basha.

“Qartë shkurt e prerë. Nuk ka asnjë shans që ata një pjesë e të cilëve kemi nxjerrë nga zyrat e shtetit dhe do i nxjerrim bashkë me Edi Ramën të vijnë e të uzurpojnë PD-në. Nuk ka shans të ndodhë. 18 dhjetori është dita e bashkimit të PD-së. Është dita e dhënies fund të tollovisë për interesa personale të Sali Berishës. Dita e përgjigjes së merituar për Aqif Rakipët, Tom Doshët, Suel Çelët që mendojnë se u erdhi dita se pasi kanë kapur Edi Ramën e PS-së të kapin dhe PD-në”, tha Basha.

Share This Article