Projekti i Portit të Durrësit, është afera e radhës sipas Lulzim Bashës mbi të cilën partia demokratike do të hetojë. Në takimin me të rinjtë në kuadër të zgjedhjeve të pjesshme vendore, Basha deklaroi se zbardhja e kësaj afere është detyra parësore e partisë demokratike.
“Aferën e Durrësit që e kemi denoncuar që ditën e parë do t’i shkojmë deri në fund me të gjitha mjetet. Do ta çajmë siç bëmë me aferën e incineratorëve.
Kreu i PD kërkoi dorëheqjen e kryeministrit Rama, pasi sipas tij tashmë afera e incineratorëve është zbardhur. Këtë meritë Basha ia njeh partisë demokratike.
“Pse e ke futur kokën poshtë minderit, pse nuk jep dorëheqjen, tani nuk janë me akuza po fakte.”
Kryetari i partisë demokratike Lulzim Basha, kërkoi votën e qytetarëve durrsakë për kandidatin Luan Hoti, në zgjedhjet e pjesshme vendore të 6-marsit.”