Basha pas publikimit të përgjimeve: Edi Rama është padrino i krimit

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka reaguar pas publikimit të 10 audiopërgjimeve të “Bild” duke deklaruar se Edi Rama është padrino i krimit.

Edi Rama është padrino i krimit. Tani nuk ka më alibi. Shporrja e tij dhe e bandës së tij në pushtet është mision kombëtar“, shkruan Basha në Facebook.

Për gazetën gjermane “Bild” përgjimet e reja tregojnë se si ministra, deputetë, shefa policie dhe kriminelë janë përfshirë për manipulimin e zgjedhjeve. Në dhjetë përgjimet e reja të publikuara nga gazetari Peter Tiede, përfshihen materiale të dosjes 184. Në një prej përgjimeve ish-ministri i Energjetikës, Damian Gjiknuri përgëzon për strategjinë e tij shefin e policisë së Dibrës, Robert Aga.

Ky i fundit u denoncua disa herë në media dhe nga vetë PD-ja për trembjen e votuesve. Në telefonatën e përgjuar Aga dëgjohet teksa i thotë ish-ministrit Gjiknuri se është një komisar politik i Partisë Socialiste.

Përgjimi tjetër përfshin deputetin dhe anëtarin e Komisionit Parlamentar të Sigurisë, Xhemal Qefalia, teksa përgëzon punën e shefit të policisë së Dibrës, Robert Aga, dhe i premton të flasë me Kryeministrin për t’i caktuar një pozicion më të mirë./Ora News/

Share This Article