Basha: PD do qëndrojë në këmbë, e fortë dhe e bashkuar

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Me një mesazh të fortë e ka mbyllur fjalën e tij  kreu i PD Lulzim Basha në aktivitetin e zhvilluar në përkujtim të 31-vjetorit të Lëvizjes Studentore, që rrëzoi regjimin komunist.

Përpara dhjetëra demokratëve Basha u betua se PD do të qëndrojë në këmbë e fortë dhe e bashkuar. Lideri i demokratëve u shpreh se PD do jetë e bashkuar që të përmbushë misionin e dhjetoristëve të vitit 1990.

“Në këtë 8 dhjetor betohem se PD është në këmbë e fortë, ka ditur dhe do dijë të qëndrojë në këmbë e fortë e bashkuar sepse ne kemi një misionin, lirinë demokracinë si gjithë Evropa e kemi marrë nga dhjetoristët dhe se dorëzojmë derisa ta bëjmë realitet”, tha Basha mes të tjerash.

Në Ditën e Rinisë, kryetari i Partisë Demokratike ka kërkuar falje ndaj të gjithë shqiptarëve për atë pjesë të përgjegjësisë “që sipas tij i kanë mundësuar këtij regjimi ta kthejë Shqipërinë në shumë aspekte në dimensoinin e vuajtjes aty ku ishte 31 viite më parë”.

“Pra të kërkojmë falje, dhe e kërkoj sot faljen si kryetari i PD, në emër të PD, për të gjitha ato përgjegjësitë tonat, gabimet tonat e pse jo dhe fajet tonat që i kanë mundësuar këtij regjimi ta kthejë Shqipërinë në shumë aspekte në dimensionin e vuajtjes, aty ku ishte 31 vite më parë”, shtoi kreu i PD.

Si asnjë vit më parë, kryefjala e këtij 8 Dhjetori ishte fakti se PD feston e ndarë në dy aktivite, një i organizuar nga Lulzim Basha dhe një tjetër nga Sali Berisha. Ndarja mes tyre ka ardhur pasi Basha e përjashtoi Berishën nga grupi i PD me kërkesë të SHBA, e cila e shpalli “Non Grata”.

“Beteja” më e fundit mes tyre është për Kuvendin Kombëtar të PD, për të cilin Berisha ka propozuar 11 dhjetorin, kurse Basha datën 18 dhjetor. 

Share This Article