Basha: PD futet në zgjedhje vetëm kur të garantohen kushtet për zgjedhje të lira

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka deklaruar se ka vetëm një mënyrë që opozita të futet në zgjedhje, ajo është largimi i Edi Ramës.

“PD do të futet në zgjedhje vetëm kur të përmbushen kushtet për zgjedhje të lira e të ndershme”, tha Basha.

“Misioni ynë është i qartë. Këshilli Kombëtar, në përgjigje të aspiratës për ndryshim, ka sanksionuar hapat për betejën tonë politike që ka objektiva të qarta: të çrrënjosim krimin, korrupsionin që pamundësojnë mirëqenien. T’i shërbejmë qytetarëve shqiptarë duke i kthyer shpresën dhe mundësinë në shtëpinë e tyre. Vendimi është i qartë: PD do të futet në zgjedhje vetëm kur të garantohen kushtet për zgjedhje të lira e të ndershme”, tha Basha./Top Channel/

Share This Article